Mes dhimbjes dhe ankthit para se trupi I të birit të gjendej, babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi më shumë mbi ngjarjen. Ai tha për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.
“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit. BW