• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarja në Torovicë/ Flet fshqinji i vrasësit: Mendoj se ka qëlluar nga frika, u shmang tragjedia, policia në fillim u tërhoq

by Java News
04/09/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fqinjë të 30-vjeçarit, David Qosja, thanë dje se kishin përjetuar orë tmerri dhe se, nëse efektivët nuk do të largoheshin në momentin që u hap zjarr ndaj tyre, ngjarja mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Sipas tyre, Qosja kishte frikë nga policia, ndaj edhe mund të ketë hapur zjarr kur ata janë afruar.

“Unë e kam banesën shumë afër Davidit. Kam parë të gjithë ngjarjen kur është vrarë efektivi i policisë nga dritarja e shtëpisë sime. Fillimisht erdhi Policia e Lezhës dhe më pas kanë ardhur forcat e FNSH-së në Shkodër. Polici që u vra ka qenë shofer i automjetit dhe është qëlluar sapo ka dalë nga makina. Këtu ka qenë duke u bërë një tragjedi më e madhe, pasi Davidi qëlloi në drejtim të policisë me breshëri. Por, fatmirësisht, efektivet e tjerë u larguan menjëherë sapo dëgjuan të shtënat. Unë autorin e krimit e njoh mirë. Ai ka qenë tip i mbyllur dhe gjatë të gjithë kohës qëndronte brenda shtëpisë së tij. Prej tri vitesh ai ka pasur probleme shëndetësore, për shkak se familja e tij ka kaluar një sërë fatkeqësish. Davidi më thoshte se e kishte frikë policinë edhe më parë. Unë mendoj se ai ka qëlluar nga frika në drejtim të tyre. Ne kemi përjetuar orë tmerri, teksa dëgjonim vetëm të shtëna armësh. Disa familje janë ngujuar brenda banesave të tyre, ndërsa të tjerë janë evakuuar nga policia. Plumbat e armës kanë ardhur edhe në drejtim të shtëpisë sime. Kemi shpëtuar për mrekulli”, thotë fqinji i David Qosjes.

14247793_10208359253236510_1126128810_o

DËSHMIA E AUTORIT

I kequshqyer, pa rruar për një kohë të gjatë, i veshur me një bluzë të trashë për stinën dhe aspak i kujdesur për higjienën e tij, 30-vjeçari David Qosja është marrë në pyetje dje nga grupi hetimor. Por thëniet e të riut për vrasjen e efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra, kanë qenë kontradiktore. Kur është pyetur se pse kishte qëlluar efektivin, ai është përgjigjur se “Nuk e di kush e vrau atë”.

Por më pas ai ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk donte ta vriste. Hetuesit e çështjes e kanë pyetur se përse qëlloi me breshëri automatike, por ai është përgjigjur se kishte hapur zjarr, pasi “dikush e kishte qëlluar me armë nga mali”. Këto thënie të tij kanë përforcuar dyshimin se 30-vjeçari ka probleme me shëndetin mendor dhe se ai mund të vuajë edhe deluzioni i përndjekjes.

14233570_10208359251556468_1493262253_o

NË TOROVICË

Në banesën e familjes Qosja, ku dje pati “luftë mes policisë dhe 30-vjeçarit David Qosja, nuk ka pasur asnjeri. Tjegullat e rëna, xhama të thyer e orendi të dëmtuara nga flakët, është vetëm një pjesë e asaj që la pas ngjarja. Askush nga familjarët e të riut të arrestuar për vrasjen e efektivit nuk kishte ardhur dje në fshat, dhe as për të vizituar në polici të ndaluarin.

Sipas banorëve, i vëllai që jeton bashkë me të ëmën në Itali kishte dashur ta merrte edhe Davidin andej, por ky i fundit nuk kishte pranuar të shkonte. Ndërkohë, makina me të cilën lëvizte efektivi i FNSH-së, Ardian Kodra, ndodhet ende në vendin ku ai u vra. Ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të Prokurorisë janë rikthyer mëngjesin e djeshëm në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ata kanë kryer edhe një herë ekspertimin e vendit dhe të mjetit për të zbardhur mënyrën si u vra efektivi Ardian Kodra. Nga hetimi paraprak, por edhe dëshmitë e dhënë nga kolegët, sapo ka zbritur nga dera e parë e mjetit është qëlluar me një plumb në kraharor./panorama/a.k

Next Post
Rosberg rrëmben Çmimin e Madh të Monzas

Rosberg rrëmben Çmimin e Madh të Monzas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In