Ngjarja në Laç, versioni i Berishë: Prenga i zuri pritë familjes Cali në oborrin e komisariatit
Për ngjarjen në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona dhe u arrestua deputeti socialist Armando Prenga, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha shkruan në Facebook se konflikti ka të bëjë me Lagunën e Patokut, padia që peshkatarët e Fushëkuqes kanë bërë në gjykatë pas heqjes së liçencës nga Edi Rama për peshkim në Lagunë dhe dhënies të ekskluzivitetit të peshkimit deputetit Armando Prenga.
Lidhur me përleshjen e ndodhur mbrëmë Berisha ka dhënë një version të tijin: “Në oborrin e komisariatit kishte zënë pritë skuadra e pushkatimit e drejtuar nga vrasësi me imunitet Armando Prenga, e cila, sapo burrat e familjes Cali kanë zbritur nga furgoni i policisë, kanë shkrehur armët e mbushura mbi ta duke plagosur 4 prej tyre.”









