• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarja në ish-Bllok, si e mashtroi tiranasi Adelina Tahirin

by A R
14/08/2016 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një 19-­vjeçar, të akuzuar për “mashtrimin” e këngëtares shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri.

I riu Aleks Manaj ka shpërdoruar besimin e këngëtares, së cilës i ka ofruar ndihmë për t’i parkuar automjetin e saj “Volkswagen Passat”. Ai e kishte ndihmuar për këtë veprim edhe herë të tjera, por këtë radhë, pasi ka hipur në makinë, Manaj është larguar me shpejtësi.

Ai u ndalua nga policia pa mundur të largohet nga kryeqyteti. Pas ndalimit rezultoi se Manaj nuk kishte patentë për drejtim mjeti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në mars të këtij viti, kohë kur këngëtarja ishte e angazhuar në një spektakël televiziv në Shqipëri. Gjykimi i 19­-vjeçarit përfundoi në një seancë të vetme të zhvilluar në muajin korrik. Ai u shpall i fajshëm për dy vepra penale, atë të “mashtrimit” dhe “drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt”. Në fazën e konkluzioneve përfundimtare, Prokuroria kërkoi një dënim me 2 vjet burg për të pandehurin Manaj, ndërsa i pandehuri kërkoi dënim të butë dhe pezullim të dënimit me burg

NGJARJA

Referuar vendimit të zbardhur të gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, ngjarja nga e cila u dëmtua këngëtarja Tahiri është shënuar më 16 mars 2016. Në orën 20:30 të kësaj date, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aleks Manaj. Prangosja e tij është bërë për faktin se në të njëjtën ditë ai kishte mashtruar këngëtaren Adelina Tahiri se do t’i parkonte makinën e saj, me targa KS 9512AJ, tip “Volkswagen” në afërsi të “V…”, tek ish-­Blloku, por ia ka marrë asaj këtë mjet dhe është larguar. Sipas vendimit, ndalimi i tij është bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore, në afërsi të pallatit me shigjeta. Në momentin e ndalimit, ai po drejtonte mjetin e marrë përmes mashtrimit dhe pa pasur leje për drejtim automjeti.

“Shtetasja Adelina Tahiri kishte ardhur me këtë mjet nga Shkupi ku ajo banon, pasi kishte një projekt pune me televizionin ‘Klan’. Pasi kishte shkuar tek ‘V…’, shtetasi Aleks Manaj i ishte afruar, duke i thënë t’i jepte çelësat se do ta parkonte ai makinën. Këtë veprim Manaj e kishte kryer dhe herë të tjera, por më pas ia kishte vjedhur dhe ishte larguar”, rrëfehej ngjarja në vendimin e Gjykatës.

Në kuadër të hetimit të çështjes është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse i pandehuri është i pajisur me leje drejtimi për mjete. Disa ditë më vonë, DPSHTRR ka përcjellë një përgjigje negative, sipas së cilës Aleks Manaj nuk kishte leje drejtimi automjeti apo motomjeti.

ARSYETIMI

Në vendimin përfundimtar, Gjykata arsyetonte se nga gjykimi kishte rezultuar e provuar se i pandehuri Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren Tahiri, duke i ofruar ndihmë për parkimin e më pas është larguar bashkë me të, si dhe fakti se ai nuk zotëronte patentë. Në caktimin e masës së dënimit, Gjykata mbajti parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe të të pandehurit, faktin që i pandehuri ishte i dënuar me parë, gjendjen e tij familjare, si dhe pendimin e tij të thellë për veprën e kryer. / Panorama

Next Post

RIO2016 / Zbulohet misteri i pishinës jeshile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In