Një punëtor 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po kryente punime rinovimi në një pallat në qendër të Magenta-s, në provincën e Milanos.
Për arsye ende të paqarta, çatia e godinës është shembur dhe punëtori ka rënë nga shkalla, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nuk raportohet për të lënduar të tjerë. Viktima ishte pronari, së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet./m.j