Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se objektivi i të shtënave mendohet të jetë 30-vjeçari Kevin Hajrullah, teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe një person që shiste fruta-perime në dyqanin e familjes.
Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka tronditur edhe qytetarët e Vlorës. Njëri prej tyre, i cili ka qenë jo shumë larg vendngjarjes është shprehur se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat.
“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, thotë ai. (