Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa prej anëtarëve të sigurisë së drejtuesit politik të Elbasanit Gazment Bardhi në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur pas mesditës së sotme.
Ata po merren në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e ngjarjes që tronditi qytetin vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit, shkruan panorama.
Nga ngjarja mbeti i vrarë eksponenti i Partisë Socialiste në zonë, Pjerin Xhuvani dhe u plagës katër persona të tjera, përfshirë edhe një efektive policie.
g.kosovari