Një i ri është gjetur pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.\
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30-vjeçar”, deklaroi Ahmeti.