Një 56-vjeçare nga Peqini është gjetur e pajetë në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Lolaj të Peqinit.
Kanë qenë të afërmit e saj që kanë njoftuar policinë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Peqin/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Lolaj, është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte vetëm, nga të afërmit e saj, shtetasja K. Ç., 56 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./m.j