• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ngërçi i opozitës

by Bedri Islami
12/01/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami/

Nuk e di ndonjë rast tjetër kur opozita shqiptare të jetë gjendur në një nivel kaq të mjerueshëm dhe, njëkohësisht, kaq të pabesueshëm.

Edhe në vitet më të turbullta të një opozite, si ishte opozita e majtë pas zgjedhjeve të vitit 1992 e, më pas, opozita e djathtë pas ngjarjeve vrastare të vitit 1997 dhe në refuzimin popullor të vitit 2017, përsëri, në asnjë shkallë krahasimi, nuk mund të bëhet ulje ngritja e tyre.

Është një opozitë e shkallmuar nga politika e mohimit të gjithçkaje, deri në përdhosjen e vlerave të krijuara.

Një opozitë, në të cilën, dy liderët, njëri i zgjedhur me dorë nga familja politike dhe tjetri i ardhur nga rrjedhjet familjare, janë , si kurrë më parë, të pabesuar, dhe, si asnjëherë tjetër, mbartin mbi vete mëkate të mëdha, në mos realë, të hedhura në media dhe të pagënjeshtruara.

Edhe në kohën e vetmisë së madhe të Berishës opozita nuk ka pasur këtë qëndrim mohues ndaj saj, mospërfillës deri në thelbin e saj dhe refuzuese për gjithçka që ajo ofron në këtë përplasje të shurdhët, pas së cilave dëgjohen vetëm gjëmime çapaçule, që, as nuk prekin njeri dhe as nuk ngrohin një revoltë.

Në ditët e dhjetorit, kur protesta studentore ishte në agun e saj dhe, më pas, në pikun e dëshiruar, opozita mendoi se gjeti një kauzë të dhuruar, të sjellë si një pako e papritur dhe se, përmes hapjes së saj, do të ishte edhe pushteti i dhuruar.

Si nuk kishte menduar askush nga opozitarët, studentët i shpallën ata të padëshiruar, të huaj dhe të dëmshëm. Megjithëse lëvizja studentore i kishte shpallur luftë qeverisë, ndonëse një luftë disi luksoze, ata nuk i bënë vend opozitës, si reagim ndaj një të keqeje, e cila mund t’u ngjitej edhe atyre.

Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë.  Të argasur me protestën e ASTIRIT, opozitarët e kishin fjetur mendjen se, do të ishte e mjaftueshme vetëm dëshira e tyre dhe studentët do i hapnin të gjitha dyert, bile do të ishin të lumtur që opozitarët po i nderonin me praninë e tyre.

Mosqasja e tyre, as si pjesëmarrës, e jo më si liderë, ishte sinjali më sinjatifikativ se në fakt nuk kishim të bënim dhe nuk kemi të bëjmë me një opozitë reale, të pranishme, kërkuese dhe që të jep shpresë.

Ishte sinjali se, në të gjithë qenien e saj, opozita, në të dy krahët, nuk ishte asgjë tjetër veçse një detashment rezervë, jo për të dhënë një version ndryshe të besueshëm të qeverisjes, por vetëm që të vijë në qeveri, sidomos tani që 8 vitet e Rilindjes po rrokullisen drejt sfidave të tjera.

Përse opozita është kaq e larguar, në mos më shumë se sa qeveria, nga njerëzit dhe thellësisht e pabesuar?

Si mund të ndodhë që në pesë vitet e opozitës partitë ish-qeverisëse nuk kanë mësuar asgjë nga e drejta e njerëzve për të kërkuar më shumë prej tyre dhe se, kur nuk e gjejnë, atëherë i lë ata në vetminë e tyre?

A është vërtet një opozitë e tillë ajo që i duhet vendit dhe që, duke e vënë përballë skandaleve qeveritare, mund të të ngjallë më shumë besim dhe tjetër shpresë?

Pak e besueshme. Në mos, aspak e besueshme.

Lidershipi i opozitës është i kaluar në tehun e qeverisjes, por kanë prerë për vete e pak, ose aspak, për njerëzit. Shumë nga skandalet e mëdha të para vitit 2013 janë të lidhur me po këto qeveritarë të djeshëm dhe opozitarë të sotëm dhe kjo, as nuk të jep shpresë e as nuk të ngjall besim.

Disa prej tyre, veçanërisht në radhët e PD-së, janë të pabesuar edhe përtej kufijve të Shqipërisë londineze , ndërkohë që , me një marrosje të pashembullt, kërkojnë të paraqiten flamurtarë të nacionalizmit.

Të të flasë Basha për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës duhet të vësh duart në kokë dhe të harrosh se ky Bashë ka në vete mëkatin e krijimit të dosjeve të luftëtarëve të UÇK-së, por edhe sjelljen në Shqipëri të një figure egërsisht antishqiptare si Fazlliqi.

Të të kërkojë Berisha flamurin nacionalist, duke mos e harruar inatin e tij proverbial ndaj presidentit të Kosovës, Thaçi, të cilin, pas një mesazhi të vonuar të tij, e ka bërë gjithçka, agjent, desantues, provokator, dhurues tokash, serbofil dhe, krejt befas, fut në të edhe një riosh, që vërtet nuk duhet të jetë ministër i jashtëm i Shqipërisë, por e gjithë e shkuara e fisit të tij është shumë herë më e dëshmuar në dobi të kombit , se sa Berisha dhe lobi proserb që rri rreth tij.

Opozita ka humbur besueshmërinë, pasi, edhe në grupimin e krijuar rreth vetes, si një mbulesë kryetarësh në të ardhmen e tyre, ajo ka zgjedhur figura politike të deformuara, të cilët, kur dalin në ekran, me tonet kërcënuese, sikur mbajnë në duar rrufetë e Zeusit, të ngjajnë me dinosaurë prehistorikë ose si mumje politike të ardhura befasisht nga koha e shkuar.

Të gjithë, ose thuaj të gjithë figurat e paraqitura nga opozita për të ndryshuar këtë vend, janë aq të konsumuara dhe të lodhura politikisht, sa që mund të mendosh nëse mund të ngrenë këmbët e tyre e jo më shtetin. Të besosh se ndryshimi mund të vijë nga Vasili dhe çupkat lësëiste, nga Paloka apo çuni i Balliut, nga Strazimiri me kobure apo vetë shefat, është njëlloj si të besosh për të mirëqenë një nga përrallat e Një mijë e Një netëve.

Përse nuk e ndryshon opozita establishmentin e saj politik? Nuk e di ajo vetë se vetingu i tyre politik është nëpër këmbë dhe se çfarë rotesta e studentëve i tregoi, më shumë atyre se sa qeverisë, se janë mall i dorës së dytë?

Të gjithë e dinë fare mirë. E ndjejnë, por i duhet një detashment i tillë, i besuar, i frikësuar dhe i gatshëm të shesë gjithçka, deri edhe nderin politik, për të pasur një vend në parlamentin e ardhshëm, për të qenë një ditë kryetarë bashkish , ose, në rast rrotacioni politik, drejtues të një dikasteri, ku, si është bërë traditë nga të gjithë qeveritarët, të kenë edhe sekretare në një moshë të njomë.

Një opozitë , e cila shumë lehtësisht largohet nga parlamenti dhe kthehet për të mos djegur mandatet; e që , pas një hopi kalon përsëri në gjysmë ilegalitet; që fshihet pas fustanit të çdo proteste edhe kur nuk e qasin; që kërcënon me soj e sorollop duke tundur rrufetë budallaqe, që nuk e di se çfarë do të bëjë nesër, vetëm duke pritur të ju afrojnë pushtetin nga lodhja qeveritare, nuk bën hajr as për vete e as për këtë vend, i cili, i lodhur nga loja cicmic e dy partive të mëdha, hedh sytë më kot në hapësirën e politikës, të cilën e kanë mbyllur e nuk duan ta hapin pikërisht partitë e mëdha.

Opozitën nuk e bëjnë as kërcënimet e Bashës për të hedhur qeverinë në Lanë, as çizmet e hedhura në një çast delirant, as thirrjet budallshëm të një deputeti të Pogradecit që rri tek Astiri, ku ka gjetur veten si një trim i çartur; nuk e bëjnë as deklaratat e Vasilit, që më shumë i bëjnë dëm opozitës se sa mbushin njerëzit me shpresë.

Një opozitë e tillë i zgjat jetën një qeverie që po bën skandalet e saj, që ka krijuar mitin e PPP-ve, që qeveris si ti vijë për mbarë dhe , mjerisht, larg premtimeve të saj.

Nëse opozita nuk shkundet dhe nuk bëhet pjesë e jetës së vërtetë opozitare, gjatë do të rrijë në blic takimet .

Dhe, po kaq lirisht, do të na qeverisë një pushtet i cili nuk trembet nga mëkatet.

Next Post
ANSA e rendit Shqipërinë mes 5 destinacioneve më të mira turistike

Turizmi, 5.6 milionë vizitorë në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikon librin për 20 ditët në burg/ Sarkozy: Mirë se vini në ferr! Dysheku i fortë, ‘bagetat me baltë’, larja dhe dhuna..

December 10, 2025
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

December 10, 2025
A do ta kalojë Vettingun? Zaganjori para KPK në 20 Korrik

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

December 10, 2025
edmond-spaho-abc-compressor-590×354

“Lojë e turpshme e PD me Avokatin e Popullit”/ Spaho: Po luftën ndaj Sorosit e harruat more faqezinj?

December 10, 2025
Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve

December 10, 2025
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori Gonzato: Të jetë person me integritet të padiskutueshëm

December 10, 2025
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

International Policy Digest: Erion Veliaj dhe testi shqetësues i Europës për demokraci të qëndrueshme

December 10, 2025
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

December 10, 2025
VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In