• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi i mbrojtjes berishiste, që po i çon në greminë

by Blendi Kajsiu
10/11/2023 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Mbrojtja që po bën berishizmi përballë hetimit të privatizimit të sport-klub Partizanit nuk po ngjit, jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek elektortati i djathtë në përgjithësi. Arsyeja është se berishizmi po mbrohet përballë SPAK me një strategji politike, ndërkohë që forca e argumentit berishist qëndron tek llogjika juridike.

Berishizmi e ka të humbur debatin politik mbi privatizimin e klubit Partizani. Ndërkohë debatin jurdik mbi këtë çështje edhe mund ta fitojë. E megjithatë strategjia e zgjedhur nuk është juridike por politike, qoftë nëpërmjet sulmeve politike ndaj SPAK-ut qoftë nëpërmjet zhurmnajës së krijuar nga opozita berishiste në parlament.

Problemi është se akuzat politike ndaj SPAK nuk fshehin dot faktin që dhëndri i Berishës ka përfituar nga vendimmarrja politike e vjehrrit. Këtë e pranojnë edhe vetë berishistët. Dhe ky është një problem politik sepse në sytë e opinionit publik nënkupton pasurimin e dikujt si pasojë e lidhjeve që ka me pushtetin, më shumë se si pasojë e aftësive të tij në biznes.

Është e vështirë sot të gjesh ndonjë shqiptar, majtas apo djathtas, që mendon se dhëndri do bëhej milioner nëse Berisha nuk do ishte në pushtet. Mjafton diferenca mes pasurisë së tij dhe të ish-pronarëve të tjerë për të kuptuar që pasurimi nuk ka ardhur thjesht nga trashëgimia e pronës. Është po kaq e vështirë të argumentosh që pasurimi është pasojë e aftësive në biznes, pasi pasuria nuk është krijuar përpara por gjatë pushtetit të Berishës.

Pra po të përdorim llogjikën dhe standartin politik, Berisha e ka të pamundur të evitojë akuzën se familja e tij është pasuruar gjatë, dhe si pasojë e qëndrimit të tij në pushtet. Është e njëjta llogjikë që Berisha ka përdorur me kundërshtarët e tij politik.

Ky është standarti politik. Është një standart më i ulët se ai juridik, pasi nuk është e nevojëshme të provohet se pasurimi ishte i ligjshëm apo i pa-ligjshëm. Për të akuzuar politikisht mjafton të provosh që familiarët e një kryeministri janë bërë milioner gjatë qeverisjes së tij, pavarësisht mënyrës.

Ndërkohë llogjika juridike, sidomos ajo penale, ofron një standart shumë më të lartë prove. Nuk mjafton evidentimi i pasurimit si pasojë e vendimeve të pushtetit, duhet provuar se pasurimi është bërë në mënyrë jo të rregullt, ose se pushteti është ushtruar në funksion të pasurimit personal apo të familiarëve. Pra duhet provuar se qëllimi i vendimmarrjes (dhe jo thjesht pasoja) ka qenë pasurimi i familiarëve. Dhe kjo nuk është e lehtë për tu provuar.

Kemi të bëjmë me një kriter juridik shumë më të vështirë për tu provuar se kriteri politik, ku qëllimi i vendimarrjes nuk ka rëndësi përballë rezultatit. E megjithatë mbrojtja berishiste ka vendosur në plan të parë llogjikën politike dhe jo atë juridike. Strategjia aktuale është denoncimi dhe delegjitimimi i SPAK-ut si instrument politik i Edi Ramës, edhe pse SPAK ka ekspozuar korrupsionin e qeverisjes Rama shumë më bindshëm se Berisha.

Politizimi i çështjes i kthehet si bumerang vetë berishizmit pasi me standartin politik qeverisja e Berishës është fajtore për sa kohë gjatë saj familiarët e tij janë bërë milionerë. Politikisht Berisha e ka të pamundur ti bindë shqiptarët, qoftë edhe foltoristë, se familja e tij nuk është pasuruar kur ai ishte në pushtet.

Për këtë arësye mbrojtja berishiste nuk ngjit dhe nuk e bind dot opinioni publik. Berishistët e ftojnë qytetarin ta gjykojë çështjen nëpërmjet llogjikës politike dhe jo asaj juridike. Ama nga këndvështrimi politik qytetarit nuk i intereson nëse pasurimi i familiarëve të Berishës nuk ishte produkt i vendimmarrjes së qëllimëshme apo të parregullt. Në gjykatën e opinionin publik mjafton fakti që vendimet e vjehrrit kanë prodhuar pasurimin e dhëndrit për të deklaruar një qeverisje të korruptuar.

Në fakt ky është fakti që del në pah sa më shumë rritet zhurma politike berishiste; pasurimi me miliona euro i dhëndrit gjatë qeverisjes së vjehrrit. Dhe kjo është një histori që shqiptarët e njohin mirë. Vetë Berisha ka dekada që e denoncon. Ndaj strategjia e tij politike është një rrugë pa krye që po çon në greminë edhe atë pak opozitë të mbetur.

Next Post
U sulmua nga deputeti i Berishës, reagon n/kryetari i PD: As në ’97-ën s’më preku njeri. Isha në një komision që drejtohet nga opozita

U sulmua nga deputeti i Berishës, reagon n/kryetari i PD: As në '97-ën s'më preku njeri. Isha në një komision që drejtohet nga opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In