Në 2 qendra votimi në Bulqisë procesi i votimit akoma nuk ka filluar. Shkak për këtë është bërë mosparaqitja e antarëve të komisionit të Partisë Demokratike, raportojnë mediat.
Ndërkohë probleme ka edhe në Bilisht, ku ka debate. Shqetësim është fakti që të moshuarit romë votojnë me shoqërues.
Kjo në fakt parashikohet në Kodin Zgjedhor, por debatet vazhdojnë.