Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Shefat e Grupeve Parlamentare janë pajtuar me konsensus të plotë që seanca për votimin e demarkacionit të shtyhet për javën e ardhshme, për ti dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, raporton Indeksonline.
Pavarësisht shtyrjes së seancës ende nuk dihet nëse edhe deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes.
Po ashtu, mësohet se tashmë Lista Serbe është bindur dhe do të votojë në seancën e ardhshme për ratifikimin e demarkacionit dhe kështu mbetet vetëm Vetëvendosje ajo që nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëveshjen e cila do ti sigurojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, raporton Indeksonline.
a.ç










