• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ngadalësoni testimet”/ Si e ‘justifikoi’ Shtëpia e Bardhë deklaratën e Trump: E bëri atë koment me shaka

by Java News
23/06/2020 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri i rasteve me koronavirus në SHBA.

“Jemi në rrugën e duhur,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany të hënën në konferencën për shtyp.

Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 20% të numrit total të rasteve në shkallë globale. Afro 2.3 milionë vetë kanë rezultuar positivë në Shtetet e Bashkuara si dhe mbi 120 mijë të vdekur deri tani.

“Jemi të kënaqur që shohim rënie” të prirjes së vdekshmërisë, tha zonja McEnany.

Por raportimet nga 31 shtete amerikane tregojnë se ritmet e riprodhimit po rriten duke treguar se një person ia kalon viusin më tepër se një personi tjetër që tregon përhapje të sëmundjes.

Presidenti Donald Trump, në një tubim për fushatë të shtunën në Oklahoma e cilësoi testimin për virus “një thikë me dy presa” sepse kur shtohen analizat, “do të zbulosh më shumë njerëz të infektuar. Prandaj i kam udhëzuar ‘Ju lutem ngadalësoni testimet’,” tha presidenti.

“Ai e bëri atë koment me shaka,” tha zëdhënësja McEnany të hënën në konferencën për shtyp. “Presidenti me udhëheqjen e tij e ka bërë SHBA vendin kryesues në botë” për testimet për koronavirus.

Zotit Trump iu drejtua pyetja të hënën gjatë një interviste me televizionin Scripps nëse kishte udhëzuar vërtetë që të ngadalësoheshin ritmet e testimit. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes por tha “Nëse i ngadalësojmë ritmet, nuk do të kishin kaq shumë raste”.

Zëdhënësja McEnany u pyet disa herë nga gazetarët të hënën lidhur me termin që kishte përdorur presidenti gjatë tubimit në Oklahoma, ku e kishte quajtur virusin “Kung Flu” = “Gripi ‘Kung’.”

“Termi ‘Kung Flu’ është tepër ofendues për shumë amerikanë me prejardhje aziatike,” tha korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë për rrjetin CBS, Weijia Jiang, duke i drjetuar pyetjen zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja nuk u shpreh nëse Shtëpia e Bardhë e konsideron si term racist shprehjen e përdorur.

“Media po përpiqet të luajë lojra,” me terminologjinë e virusit, i cili u diktua për herë të pare në Wuhan të Kinës, u përgjigj zëdhënësja, e cila shtoi se “presidenti nuk ndjen kurrë keqardhje që e ka kthyer përsëri barrën e fajit mbi Kinën”.

Në mars, kur këshilltarja e presidentit, Kellyanne Conway dëgjoi nga gazetarja Jiang se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte përdorur në praninë e saj termin “Kung Flu” në kushte anonimiteti, këshilltarja Conway ishte shprehur se ky ishte term “tepër ofendues” dhe kishte këmbëngulur të mësonte identitetin e zyrtarit që e kishte përdorur.

Presidenti është i përqëndruar në rihapjen e ekonomisë së goditur rendë nga pandemia, ndërkohë që vazhdon të fajësojë Kinën që nuk e parandaloi përhapjen e virusit.

Fushata e Presidentit Trump u ndesh me kritika pasi organizoi tubimin e së shtunës në një sallë të mbyllur, aktiviteti më i madh i zhvilluar në ambjent të mbyllur që kur filloi izolimi social.

Tubimi tërhoqi më pak se 50% të numrit që ishte parashikuar. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, vetëm 6200 pjesëmarrës u mblodhën krahasuar me 19 mijë e 199 vende që kishte salla.

Fushata e presidentit tha se kishte marrë më shumë se 1 milion kërkesa për bileta. Presidenti shkon të martën në Arizona ku numri i rasteve me koronavirus është dyfishuar në dy javët e fundit.

Presidenti pritet të vizitojë murin që po ngrihet në zonën kufitare të qytezës Yuma, një ndër vatrat aktive me koronavirus. Më pas ai do të mbajë fjalim në një kishë në Finiks para më shumë se 3000 vetëve, pjesa më e madhe pjesë e grupit “Studetët për Trumpin”.

Komuna e Yumas dhe qyteti i Finiksit kanë urdhëresa për vënien e maskave në publik. VOA

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Me maskë dhe bluzë të zezë, shtyhet masa për Viktor Markun. Avokati: Punonte rregullisht në Mal të Zi, Mali student ekselent

U arrestua pak ditë më parë në Mal të Zi për ekzekutimin e Hekuran Billës/ Sot jepet masa për Viktor Markun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In