Arrestohet një 37-vjeçar në Maliq të Korçës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
Shtetasi i arrestuar me iniciale R. M., 37 vjeç, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 18-vjeçares.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare” – njofton policia.
Ndërkohë, ditën e sotme dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pas një kallëzimi nga një 23-vjeçare se këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri më datën 5 maj.
Një prej tyre ishte dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të një prokurori.
/e.rr