• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçare, ja çfarë tha mësuesi në gjyq(FOTO)

by Java News
12/05/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Mësuesi i matematikes në shkollën 9-vjeçare në Kashar, Hasan Martani ka dalë sot para gjykatës për t’u përballur me akuzat për ngacmim seksual ndaj nxënëses 14-vjeçare. Mësuesi u shpreh para trupit gjykatës se nuk ka ngacmuar askënd, ndërsa e konsideroi arrestimin e tij të paligjshëm.

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje kërkesën në gjykatë për mësuesin Hasan Martani, ndërsa kërkon masën ‘arrest me burg’.

Mësuesi i matematikes në shkollën 9-vjeçare në Kashar, Hasan Martani u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse të klasës së shtatë në ambientet e shkollës.

Kallëzimi në polici është bërë nga prindërit e vajzës së abuzuar. Në prani të psikologut, vajza ka treguar se mësuesi i Matematikes që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, mësuesi ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai pohoi se me vajzën ka pasur një raport korrekt mësues-nxënës.

Më herët, nëna e vajzës dëshmoi se si mësoi nga mesazhet në ‘Facebook’ se vajza e saj abuzohej nga mësuesi në ambientet e shkollës.

“Vajza ime e denoncoi. Nuk ka pasur shqetësim nga mësuesit e tjerë. Edhe për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar. Jam befasuar kur i pashë me sytë e mi mesazhet në ‘Facebook’. M’u shemb bota. Vajza është ekselente. Si ngjarje kam një javë që e di. Kam dorëzuar provat. Nuk duhet vetëm pezullimi, por kërkoj të dënohet. Ai që dyshonim se ishte i rrezikshëm iku. Kam qenë e shqetësuar se vajza si tip ka qenë edhe e mbyllur dhe mbyllja shkoi edhe më tej”, thotë ajo./a.ç

Next Post
Dy zgjedhje dhe një Brexit ose dy vite dramatike në politikën britanike

Dy zgjedhje dhe një Brexit ose dy vite dramatike në politikën britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In