Një 17-vjeçar me inicialet H.A., ka rënë në prangat e policisë së Devollit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare. Mësohet se ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin për adoleshentin në polici, duke çuar kështu në prangosjen e tij.
Njoftimi e Policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin e shtetasit: H.A, 17 vjeç, banues në Bilisht-Devoll. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se në Bilisht H.A, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14 vjeçare. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 108/a/1 i Kodit Penal.
a.ç