• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ngacmime seksuale edhe në VV? Kurti përplaset me deputeten

by Java News
25/01/2018 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi fenomeni i ngacmimeve seksuale tronditi mbarë botën e showbizit amerikan dhe politikën europiane, duket se tashmë po vjen më afër nesh.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e së mërkurës, pranoi publikisht se brenda partisë së tij ka pasur raste kur aktiviste të këtij subjekti janë ngacmuar seksualisht.

Kreu i Vetëvendosjes, pohoi se në partinë që ai drejton ka pasur raste kur gratë janë keqtrajtuar, fenomen ky që ka sjellë largimin e tyre nga Vetëvendosje.

Kurti: “Kemi raste kur vjen një vajzë në Lëvizjen Vetëvendosje. Vjen një herë, vjen dy herë… edhe nuk vjen më. Aty ka ca burra, djem që i lëshojnë fjalë dhe ngacmojnë”.

Pas deklaratave të kreut të sapozgjedhur të Vetëvendosjes, i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetes Shqipe Pantina, e cila para pak kohësh dha dorëheqjen nga pozitat e kësaj partie.

Pantina deklaroi për Gazeta Express, se asnjëherë nuk ishte përballur me raste të tilla. Ajo mohoi të ketë parë, apo të ketë dëgjuar ndonjëherë që gratë brenda Vetëvendosjes të jenë ngacmuar seksualisht.

Pantina: “Unë asnjëherë as nuk kam dëgjuar, as nuk kam parë diçka të tillë në Vetëvendosje, të paktën për mua është risi. Kam qenë aktive, kam shkuar shpesh në zyra, por një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëvendosja e ka sekretariatin e gruas që merret me çështje gjinore. Por, unë nuk kam dëgjuar asnjëherë e askush nuk më është ankuar, sepse po ta dija do ta ngrija brenda Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo edhe te organet e drejtësisë”.

Deputetja e Kosovës, Shqipe Pantina, vuri në dukje se ishte e habitshme që pas shumë vitesh pune në një parti të bëhen tani deklarata të tilla nga vetë themeluesi i Vetëvendosjes.

Pantina akuzon Kurtin se nëse ka qenë në dijeni të këtij fenomeni, pse nuk ka bërë asgjë për të parandaluar këto raste.

a.ç

Next Post
Aksidenti hekurudhor në Milano, nuk ka shqiptarë të vdekur

Aksidenti hekurudhor në Milano, nuk ka shqiptarë të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In