• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga zhurmat te menaxhimi i trafikut, Balla rendit masat që do të ndërmerren gjatë sezonit turistik

by A R
31/05/2024 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i ri turistik është në prag dhe nisur nga numri i lartë i turistëve në vitin paraardhës, pritet që  fluksi të rritet. Por a do të ndodhë e njëjta gjë me masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e periudhës së ngarkuar?

Problemi i parë që Blendi Fevziu ngriti për ministrin e Brendshëm në emisionin “Opinion” në Tv Klan janë zhurmat. Bizneset përgjatë vijës bregdetare nuk respektojnë ligjin, tejkalojnë orarin, krijojnë mbivendosje të muzikës duke shkaktuar një ndotje akustike shqetësuese për pushuesit.

Taulant Balla: Vitin e kaluar kam konstatuar që patrullat e policisë nuk ishin të pajisura me mjetet e duhura për të bërë konstatimin e shkeljes.

 Për të matur zhurmën?

Taulant Balla: Jo, ideja është si do e provosh sepse shumë raste shkonin në gjykatë.

 Me pajisje direkt, e mas sa e keni zërin ju këtu në studio.

Taulant Balla: Po e pajisim Policinë e Shtetit, shpresoj që këto procedurat e marrjes në dorëzim të përmbyllen. Të gjitha patrullat e Policisë së Shtetit në të gjitha zonat turistike dhe jo vetëm, do të jenë të pajisur me këto pajisje që masin në mënyrë të menjëhershme zhurmën dhe bëjnë aktin e konstatimit të cilit i bashkëngjitet edhe akti i penalizimit. Dua t’i drejtohem të gjithë  operatorëve nga ky komunikim   publik: mos rrezikoni kot të fitoni 2 klientë më shumë sepse humbni 100 të tjerë por bindjuni afatit dhe bindjuni normës së përcaktuar.

Çështja e radhës ishte prania e forcave të policisë përgjatë territorit.

 Do ketë zhvendosje të policisë?

Taulant Balla: 1600 forca policie nga pjesët e tjera të territorit do të sposothen.

Nga cilat zona?

Taulant Balla: Nga Velipoja deri në Ksamil.

Pika e radhës në diskutim ishte mbingarkimi nga trafiku. Balla tha se vitin e shkuar ka patur rreth 850 mijë automjete shqiptare dhe 2.8 milionë të huaja në qarkullim, ndërsa këtë vit shifra pritet të shkojë në 4.5 milionë. Ai e cilësoi të vështirë, por shprehu optimizëm për menaxhimin e trafikut përmes investimeve në infrastrukturë si korridori Kashar-Thumanë dhe tuneli i Llogarasë.

Presim që të kemi në rrugët e Shqipërisë me këtë ritëm diku te 4.5 milionë makina. Tani imagjinoni t’i vendosësh, sigurisht nuk janë në të njëjtën ditë, por janë gjatë gjithë vitit por me 360-3700  km rrugë kombëtare do të kesh 4.5 milionë makina është shumë e vështirë menaxhimi i trafikut. Por falë investimeve që po bëhen në infrastrukturë, falë korridoreve të reja që po krijohen, unë mund të them që korridori i ri Kashar-Thumanë do të ketë impakt të paparë sa i përket uljen e trafikut në disa prej kulmeve ose pikave të rëndësishme të krijimit të trafikut dhe hapja e tunelit të Llogarasë do të ketë një impakt të rëndësishëm.

/a.r

Next Post
“Ligj tjetër për reformën në drejtësi”, Nesturi: Kam informacion që do të jetë për…

Nesturi: Ja deputetët e opozitës që po "flirtojnë" me mazhorancën! Priten lëvizje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In