• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga zëvendësimi Nishanit tek Rushaj si kreu i grupit parlamentar dhe rikonfirmimi Bardhit/ Pritet votimi në KK i emrave të përzgjedhur nga Basha

by Java News
30/08/2021 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike mbledh sot në orën 18:00 për herë të parë Këshillin Kombëtar. Në mbledhjen e sotme pritet që të votohen emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës, të cilat u bën publike një ditë më parë. Emrat u propozuan të gjithë nga kreu i PD-së, dhe ajo që vihej re ishte se Basha ka zgjedhur që në kupolën drejtuese të mbajë afër të besuarit e tij, duke larguar edhe ato pak zëra kritikë që kishin mbetur në PD.

Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë të kryedemokratit Basha, ashtu siç pritej nuk do të jetë më kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Në vend të tij, Basha propozon Edi Palokën. Ajo që vihet re është se Basha ka shkelur statutin e PD, që e vendosi po vetë, ku për të zgjedhur Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar duhet të propozoheshin të paktën dy kandidatura. Basha duket se e ka shmangur këtë hap, pasi kandidatura e tij e vetme është Edi Paloka.

Nga ana tjetër është rikonfirmuar në detyrë Gazmned Bardhi i cili do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ndërsa i ka dhënë një pushtet edhe më të madh të besuarit të tij Alfred Rushaj, i cili do të marrë postin e Kreut të Grupit Parlamentar. Rushaj ishte edhe drejtuesi i fushatës se PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku duket se Basha ka mbetur i kënaqur nga puna e tij dhe ka vendosur t’i jpa poste të rëndësishme brenda Partisë Demokratike.

Për postet e nënkryetarit që nga dy që ishin Edi Paloka dhe Edmond Spaho, do të bëhen 4, mes të cilëve do të jenë edhe dy gra! Emrat e propozuar nga Basha janë Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Alibeaj do të jetë edhe kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit. Edhe Jemin Gjanaj është “shpërblyer” për detyrën e tij zgjatë zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike duke u rikonfirmuar në postin e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD.

Shkrimtarja Flutura Açka është kandidatura për kryetare e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, një komisionin që është diskutuar shumë gjatë zgjedhjeve brenda PD nga kritikët e Bashës pasi nuk ishte aktiv prej kohës kur kryedemokrati mori drejtimin e partisë.

Emrat e kandidatëve që pritet të jenë pjesë e sekretariatit ekzekutive të Partisë vihen re prurje të reja si pedagogia Jonila Godole, e cila është propozuar sekretare për të Përndjekurit Politik një nga çështjet e rëndësishme për PD, Ori Nebiaj si sekretare për Organizatat Partnere apo edhe Belind Këlliçi i propozuar si sekretar për Emigracionin dhe Diasporën, i cili u zgjodh edhe deputet i PD.

Në postin e sekretarit organizativ Lulzim Basha ka propozuar Ervin Minarollin që pritet të zëvendësojë Sait Dollapin, i cili dha dorëheqjen pas humbjeve të zgjedhjeve. Ndërsa për kandidatët për anëtar kryesie që do të jenë 15 të tillë, Basha ka zgjedhur një listë të gjatë, ku mes të cilëve vihet re edhe emri i Agron Shehaj, i cili ishte kundërshtari i tij në zgjedhjet e brenda PD për t’i marrë drejtimin e partisë. Nga 15 anëtarët e kryesisë, 10 prej tyre do të zgjidhen burra dhe 5 do të jenë gra.

Edhe për kandidatët për drejtues të komisioneve nga PD, Basha ka vendosur emrat e njerëzve të tij të afërt dhe të besuar pa sjellë risi apo të papritura.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Milani “shkatërron” me 4 gola Cagliarin, Giroud magjeps “San Siron” me poker

VIDEO/ Milani “shkatërron” me 4 gola Cagliarin, Giroud magjeps “San Siron” me poker

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In