• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Xhon Travolta deri tek Barak Obama, VIP-at që kanë vajtur “të paftuar” në dasma

by
05/09/2015 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhon Travolta deri tek Barak Obama, VIP-at që kanë vajtur “të paftuar” në dasma

travoilta10 – Xhon Travolta

Pavarësisht se kishte veshje informale, Xhon Travolta bëri një shfaqje të papritur në një dasmë. Si një mik i dhëndrit, të cilin e kishte njohur vetëm një ditë më parë në një bar, aktori u shfaq në dasmën e ciftit të nesërmen i veshur me xhinse, bluzë dhe kapele bejzbolli – dhe sigurisht i gatshëm për foto. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që aktori shkonte në dasmë si i paftuar. Në 2009, Robin Uilliams deklaroi për gazetën USA Today se në 1977, aid he Xhon Travolta kishin shkuar në një pritje në një bar pranë tyre, dhe sigurisht që ishin të paftuar. Ata ishin identifikuar nga një i ftuar, i cili kishte bërtitur me të madhe emrat e tyre si personazhe të një filmi ku ata kishin luajtur.

bill9 – Bill Klinton

Një dashamirës i fotove kur bëhet fjalë për momente të papritura, Bill Klinton surprizoi Patrik Houard dhe Keli Simans, një cift amerikan – irlandez që po martoheshin në Resortin CastleMartir në Kork, Irlandë – ambjent ku po qëndronte dhe ish presidenti. “Unë e falenderova Klintonin për cdo gjë që ai kishte bërë për Procesin e Paqes dhe që ishte një mik i mirë i Irlandës”, u shpreh dhëndri për gazetën Irish Independent. Përsa i përket fotografisë së tyre me ish presidentin, Houard pranoi dhe tha se “Ajo është një ndër fotot që në mënyrë të padiskutueshme do të jetë pjesë e albumit të ceremonisë së tyre –është  një kujtim që do të zgjasë përjetë”.

8 – Xhastin Biber dhe Selena Gomez

selenaNë 2011, Xhastin Biber dhe Selena Gomez po shëtisnin në një plazh në Malibu kur dëgjuan që në një dasmë aty pranë po luhej kënga e tyre “Një vajzë më pak e vetmuar”. Kështu cifti vendosi që të bëhej pjesë e gëzimit. Në një video që është regjistruar gjatë ceremonisë, dëgjohet zëri i një të ftuari që bërtet i emocionuar: “O Zot, ka ardhur Xhastin Biber!”, ndërkohë që në sfond luhej kënga e tij. Më pas dixhej prezantoi të ftuarin surprizë, i cili mori mikrofonin dhe i tha të ftuarve: “Ne sapo erdhëm, dhe nuk e denim cfarë po ndodhte. Dëgjuam që po bëhej një festë dhe vendosëm të bëheshim pjesë e saj. Kështu që le të festojmë”.

7 – LeBron Xhejms

lebronDy ditë pas fitores së kampionatit të NBA vitin e kaluar, ylli i Majemit LeBron Xhejms kishte një takim me një reporter sporti, në të njëjtin vend ku po martohej dhe Xhemi Kolnik. Pak përpara ceremonisë, kur Kolnik dhe e fejuara e tij Shaun po bënin fotografitë, ylli i basketbollit u shfaq në kopshtin e hotelit dhe pranoi të pozonte për disa foto. Kolnik tha se ai ishte shprehur se nuk kishte asnjë problem që ata të dilnin në foto sëbashku. “Pjesa më e cmendur ishte se ne kishim fotografin e dasmës që na bënte fotografinë dhe ndërkohë ishin 50 – 60 fotografë të tjerë që na bënin foto të tjera”. Nusja duke bërë shaka ishte shprehur: “Tashmë nuk është e nevojshme që të vazhdojmë me dasmën”.

6 – Tejlor Suift

tejlorPjesa më e madhe e cifteve gëzohen kur një celebritet bëhet pjesë e damës së tyre, por ky nuk ishte rasti kur Konor Kenedi mori të dashurën e tij, në atë kohë, Tejlor Suift në dasmës e kushuririt të tij Kyle Kenedi. “Ata më cuan një mesazh një orë para dasmës dhe më pyetën nëse mund të vinin” u shpreh mamaja e nuses, Viktoria Giford. “Unë u shpreha shumë qartë dhe sjellshëm ‘Ju lutem mos hajdeni’. Por prapë se prapë, ata erdhën”. Publicisti i Suift mohoi faktin që ajo ishte e paftuar, por njerka e Kyle Kenedi mbështeti versionin e familes. Arsyeja pse ajo nuk preferohej në dasëm?! Sipas familjarëve “Kur Tejlor Suift bëhet pjesë e dasmës tënde, ajo merr gjithë vëmendjen e të ftuarve”.

5 – Konan O’Brajen

konanNë fillim të këtij viti, Konan O”Brajen bëri një shfaqje surprizë në dasmën e Ues dhe Torre Hofman, pasi një nga shoqërueset e nuses mësoi se ai po qëndronte në Atlanta, në Four Seasons, ku po bëhej pritja. Kështu, Niki Uing i kërkoi atij që të bëhej pjesë e ceremonisë – dhe i ftuari sigurisht që pranoi. “Po qëndroja në restorantin e hotelit ‘Park 75’ kur ngrita sytë dhe pashë këtë burrë të gjatë, me flokë të kuqe dhe të gjata dhe një xhaketë të zezë lëkure që hyri brenda”, tha nusja për E!Neës. “Ai hyri brenda dhe unë në moment eca në drejtim të tij dhe prezantova veten time. Ai bëri shaka për disa minuta dhe më pas më tregoi se si të bëja kërcimin e tij”.

4 – Levis Hamilton

hamiltonTë shkojë në një vend si i paftuar, është gjëja e fundit që dëshiron të bëjë një shofer i Formula One. Por kjo ndryshon kur bëhet fjalë për një dasmë. Korrikun e vitit të kaluar, Hamilton, kampioni botëror i 2008s në Formula One, po qëndronte në hotelin Faulsej Hall në Angli, në afërsi të vendit ku po martohej Stiven dhe Rael Dryden. Kështu, ai bëri një ndalesë të papritur dhe pranoi që të bënte disa foto me cifitn e lumtur.

3 – Meril Strip

merilNdërkohë që filmohej filmi “Gruaja e Hekurt” në Mancester në 2011, Meril Strip (e veshur si Margaret Thecer) ishte një e ftuar special në dasmën e Freja dhe Graham Mekanali. Aktorja që fitoi cmimin Oskar dhe aktorë të tjerë të filmit, panë nusen ndërkohë që hynte në ceremony. “Gjithcka më dukej sureale”, u shpreh nusja. “Më dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Mendova se ajo ishte e mrekullueshme, pasi gjëja e fundit që mund të më vinte ndërmend ishte të kisha një celebritet në dasmë”. Cifti mori dhurata dasme nga aktorët e filmit, përfshi këtu dhe një pusullë, shampanjë dhe lule – dhe dy foto me shënime nga Meril trip.

mbretersha2 – Mbretëresha Elizabeta II

Shumë njerëz e ftojnë Mbretëreshë Elizabetën që të bëhet pjesë e dasmës së tyre, por aktualisht asnjë nuk prêt që ajo të shkojë. Megjithatë, vitin e kaluar ndërkohë që ishin në një drekë në Mancester gjatë një përvjetori, mbretëresha dhe princi i dhanë bekimin e tyre mbretëror bashkimit të Xhon dhe Frances Kaning, të cilët sapo kishin bërë betimet në një dhonë ngjitur. Nusja tha për gazetën The Sun se mbretëresha u ishte drejtuar atyre me emër, dhe i kishte thënë që ajo ishte bërë shumë e mirë dhe i uronte ciftit gjithë të mirat për të ardhmen. “Ishte një moment shumë special – ishte shumë bukur që ajo mori mundimin të na fliste”.

1 – Barak Obama

obamaNdërkohë që kandidon për president, kandidati duhet që të bëhet pjesë e disa situatave që të vënë në qendër të vëmendjes, dhe kjo është ajo cfarë ndodhi Shtatorin e vitit të kaluar, kur Barak Obama organizoi një mbledhje, tubim, të minutës së fundit në Urbandale – në të njëjtën ditë me ditën e dasmës së Xhon dhe Seili Gib. Fatmirësisht ajp mbaroi shpejt dhe celebrimet shkuan sipas planifikimeve. Dhe presidenti la dhurata dasme për ciftin, përfshi këtu një kupë dhe kornizë floriri dhe një shënim ku shkruhej: “Urime për dasmën. Mishel dhe unë ju urojmë një jetë të lumtur sëbashku. Barak Obama”. Dhëndri u prek nga ky gjest. “Duaje ose urreje, gjithcka ishte dhuratë nga presidenti”.

Next Post

Ndeshja me Portugalinë, Rama: Ejani tek Kryeministria të mbështesim kuqezinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In