Krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas, Bledar Muça, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Antwerp të Belgjikës.
Për herë të parë emri i Muçës doli në “skenë” në vitin 2016. Ai mbeti i plagosur pas një atentati, ku në shënjestër ishte bashkë me Florenc Çapjan.
I lindur dhe i rritur në Elbasan, Bledari është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.
Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.
Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.
Dy vite më pas u ekzkeutua me dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë dhe prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal.
Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës.
Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush.
Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Bled Muça iku dhe nga Greqia nisi të përgënjeshtronte versionin e policisë ndërsa në momentin që mbërriti në Belgjikë ai nis në drejtim të mediave në Shqipëri një reagim për të hedhur poshtë akuzat.
/a.r