• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga vjedhja e Thanzës ka fituar më shumë Sali Berisha

by Mero Baze
11/07/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ata që e kanë emëruar, tani po bëjnë sikur nuk e kanë njohur Admir Thanzën. Gjyqtari që po kryqëzohet për një episod të shëmtuar të së shkuarës së tij, mund të merret edhe si i pandehur, që ka fshehur të shkuarën në formularin e dekriminalizimit. Ai është tani target i çdokujt që kërkon të duket se është në anën e drejtësisë, përfshi dhe opozitën, por ai është dy herë i emëruar nga opozita e sotme, në postet më të larta të drejtësisë në vend, në vitin 2009 në Gjykatë Kushteuese në mandatin e anëtarit Gjergj Sauli, dhe në 2013 në Gjykatën e Lartë, nga presidenti Bujar Nishani.

Njeriu që e ka sponsorizuar ngritjen e tij është personalisht Sali Berisha, dhe ajo çfarë është e shëmtuara është se një këshilltar i afërt i tij, ja ka referuar rastin në fjalë para se ai ta emëronte. Kjo i ka shërbyer Sali Berishës si një “peng” për ta pasur atë njeriun e besuar në drejtësi.

Shumë nga miqtë e tij të afërt, nuk arrinin ta kuptonin, përse Thanza po ecte aq lartë në system, pa pasur ndonjë lidhje direkte me Berishën. Biles më i çuditur ishte fillimisht ai që i kishte raportuar problemin e Thanzës. Por ai vendim gjyqësor u bë për Thanzën fati real i tij, i cili e çoi në majat më të larta të drejtësisë, natyrisht për të mos gabuar kurrë kundër atij që ja dinte cenin.

Tani kur Thanzën po e kryqëzojnë të gjithë, tani kur ai është bërë muri ku mund të gjuhet me gurë shejtani, njeriu që e përdori atë dhe dosjen e tij, bën si parimor.

Ajo që ka bërë Thanza natyrisht është e shëmtuar, edhe sikur ta ketë bërë siç thotë, për të mbuluar krimin e dikujt tjetër. Kjo e dyta nga ana ligjore është dhe më e dënueshme se vjedhja, pasi ai ka devijuar zbatimin e drejtësisë.

Por ajo që ka bërë Sali Berisha dhe Bujar Nishani me të, duke ja përdorur këtë dosje për interesa të tyre, është jo vetëm e shëmtuar, por sinteza e mënyrës se si ata e kanë drejtuar shtetin me njerëz të marrë peng, për interesa politike. Dhe ky është një krim më i madh se ai i Thanzës.

Tani që Thanza po mban në shpinë përbaltjen publike të tij, përbaltësi real i sistemit të drejtësisë në Shqipëri hungërin si ujk i plagosur nga reforma dhe bën sikur nuk e ka mendjen për njerëzit e tij të marrë peng brenda atij sistemi.

Njerëzit e tij i vërsulen Arta Markut se nuk po arrijnë ta përdorin dot për punët e tyre, ndërsa njerëzit që kanë përdorur në sistem si kamikaze, duki i mbajtur peng dosjet e tyre, tani bëjnë sikur nuk i njohin.

Ndaj kur sulmoni Thanzën, dhe nuk është se e keni keq, mendoni se ai është peng i katapultuar në sistem për t’i shërbyer një regjimi, për shkak të dosjes. Unë nuk e di tamam se çfarë ka marrë përsipër Thanza në atë vjedhje në supermarket, ndonjë buzëkuq apo rimel, por di që Sali Berisha ka vjedhur dosjen e tij, dhe përmes saj, ai dhe fëmijët e tij i kanë shpëtuar drejtësisë nga gjyqtarë të tillë. Njeriu që ka përfituar nga vjedhja e Thanzës nuk është vetë Thanza, më shumë se sa Sali Berisha, ai që vendosi të përfitojë nga vjedhja e Thanzës.

Next Post
Negociatat për çështjet pezull, tjetër takim Bushati-Kotzias

Negociatat për çështjet pezull, tjetër takim Bushati-Kotzias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In