Gjatë fundjavës Policia e Vlorës ka arrestuar në fagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Kështu, në pranga ra I. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje dhe duke përfituar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
Gjithastu P. A., 51 vjeç, banues në Metoq, Sarandë. Ky shtetas u kap duke drejtuar motorrin pa targa, mjet për të cilin nga verifikimet e kryera rezulton i vjedhur në shtetin grek. Për të vazhduar me:
J. K., 43 vjeç, banues në Livadhja, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular shtetasit G.L.
E. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
S. K., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në lagjen “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 23 vjeçari dyshohet të ketë përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.
K. J., 51 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ai dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
/e.rr