• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Toto Rina te Covid 19, pseudonimet e Nuredin Dumanit në platformën SKY

by A R
25/02/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa orësh vijon në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit seanca e pyetje-përgjigjeve mes avokatëve dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Së fundmi i penduari i drejtësisë ka rrëfyer pseudonimet e përdorura në platformën SKY.

“Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në SKY kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina”, iu përgjigj Dumani avokatit.

Në bisedat që A2 CNN ka zbardhur gjatë seancës së sotme, Dumani tregon edhe pazaret e vrasjeve. Sipas tij nuk ka pasur radhë, por kush ishte më i lehtë vritej i pari. Ishin 20-30 emra.

Pak më parë ai rrëfeu edhe njohjen e tij me Erion Alibej dhe sesi u kontraktua prej tij për të kryer disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin.

A2 CNN zbardhi gjithashtu bisedën mes avokatit dhe të penduarit të drejtësisë, teksa ky i fundit ka rrëfyer dhe konfliktet me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik, por i ekzekutoi vëllain në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Nuredin Dumani ka rrëfyer se si dhe pse vrau Bujar Çelën.

Dumani ka folur në seancë edhe për telefonat e inkriptuar. “Kam pas Sky ECC edhe MATRIX, dolën pastaj edhe “BQ”. Unë i kam dhënë prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, është shprehur i penduari i drejtësisë.

Pjesë nga biseda në seancën e GJKKO

Avokati: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Nuredin Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Toto Rina. Vetëm në sky kam përdorur Covid19 dhe Toto Rina.

Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?

Nuredin Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.

Avokatja e Enver Divës: Ç’ marrëdhënie kishte Skonja me Divën?

Nuredin Dumani: Ishim shokë prej 2013. Skonja vite tek unë. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për t’i dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë. Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq. Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.

Avokatja e Enver Divës: Pse të takoi me Divën.

Nuredin Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.

Avokatja e Enver Divës: A e konsiderove të besueshëm Enver Divën?

Nuredin Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.

Avokatja e Enver Divës: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?

Nuredin Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.

Avokatja e Enver Divës: Çfarë flisnit me Enver Divën?

Nuredin Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Avokatja e Enver Divës: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

Nuredin Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Avokatja e Enver Divës: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

Nuredin Dumani: Sepse ishte vëllai i Talos, i shërbente atij.

Avokatja e Enver Divës: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

Nuredin Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar. Bujar Ccela ishte llogaritur edhe më parë për ra vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

Avokatja e Enver Divës: Po pse angazhove dy të tjerë?

Nuredin Dumani: Po sepse ishin paguar për atë punë.

Avokatja e Enver Divës: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

Nuredin Dumani: Pse, mos i paguaja?

Avokatja e Enver Divës: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

Nuredin Dumani: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Ccamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

Avokatja e Enver Divës: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Çelës në marrëdhënien me Talon?

Nuredin Dumani: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetëm ty. Unë e dija se ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

Avokatja e Enver Divës: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

Nuredin Dumani: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi  Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.  Makinën “Renault” e kam mardë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër për një makinë për atentat ndaj Preng Gjinit. Nuk e kishin përdorur dot më atë makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën. Diva, Xhixha dhe një Berti, s’ më kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.

Next Post
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Sakrifica e të tërës për Njërin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In