• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Tirana u pa më qartë rendi i ri

by Baton Haxhiu
17/05/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Kur Volodymyr Zelensky u shfaq në ekranin e madh të ngritur në qendër të Tiranës, ishte sikur një pjesë e luftës u ul me të gjithë në tavolinë. Askush nuk e kundërshtoi, askush nuk e shmangu. Lider pas lideri, fjalë pas fjale, samiti që kishte në titull “komunitetin evropian” u kthye në një demonstrim të qartë se Evropa nuk është më neutrale. Është në njërën anë. Është me Ukrainën. Dhe kundër Putinit.

Në një botë ku krizat bëhen të shumta dhe qëndrimet gjithnjë e më të mjegullta, ajo që ndodhi në Tiranë ishte e rrallë. Një unitet pa ekuivok. Një përcaktim i prerë për drejtësinë. Dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë, një samit i përkushtuar ndaj paqes nuk iu shmang më luftës. Përkundrazi, foli qartë për të. Në mbështetje të atyre që mbrojnë lirinë dhe përballë atyre që e dhunojnë.

Dhe ky nuk ishte një samit në Bruksel, Paris apo Berlin. Ishte në Tiranë. Në një vend që ka njohur frikën, që ka ndjerë diktaturën, që ka parë çmimin e lirisë dhe që tani ofron një hapësirë të kthjellët për një Evropë që po riformatohet në rendin e ri botëror.

Në hijen e Heroit përballë kontinentit

Nuk ndodh shpesh që Evropa të lëvizë të tërën për të ardhur në një vend të vogël. Edhe më rrallë ndodh që ajo të ulet në sheshin e tij kryesor. Por më 16 maj Shqipëria nuk priti thjesht një samit. Ajo vuri zemrën e vet në qendër të Evropës në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe më simbolike të mundshme. Duke kthyer Sheshin Skënderbej në shtëpinë e përbashkët të një kontinenti të trazuar që kërkon ende ritme të reja bashkimi.

Tirana nuk ishte thjesht një mikpritëse. Ajo ishte e kuruar si skenë e ndërtuar me kujdes nga një dorë që i njeh mirë kamerat dritën ritmin ndjesinë. Dhe ajo dorë është e Edi Ramës që nuk ka nevojë të ndjekë manualet e protokollit diplomatik sepse shpesh i shpik ato. Ai nuk u mjaftua me të sjellit liderë në një sallë i solli ata nën hijen e një heroi që nuk ka qenë kurrë i Evropës së bashkuar por që sot simbolikisht i priti të gjithë me dorën lart. Dhe kështu për një ditë Skënderbeu nuk foli për luftë por për paqe. Nuk priti të huaj me shpatë por me flamurë. Ai që dikur mbronte portat e Evropës sot i hapi ato në emër të Shqipërisë.

Dhe sheshi. Nuk ka parë kurrë një ngarkesë të tillë vizuale estetike dhe shpirtërore në një kohë kaq të përqendruar. Një instalacion modern një shtëpi e Evropës prej xhami dhe dritash u ngjit aty ku zakonisht ngrihen tendat e protestave. Dhe për çudi këtë herë gjithçka ishte e heshtur. Pa zhurmë. Pa sharje. Vetëm prani. Vetëm intensitet. Vetëm Shqipëria që dukej sikur kishte dalë nga vetja e zakonshme për t’u bërë pasqyrë për të tjerët.

Edi Rama foli me të zakonshmen e tij përtej fjalëve. E nisi me një video ku liderët evropianë të portretizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale shfaqeshin si udhëheqës të së ardhmes. Dhe kjo nuk ishte thjesht një lojë me teknologjinë. Ishte një mesazh i qartë. Në një kohë kur e ardhmja është kaq e pasigurt Shqipëria është gati ta mendojë ta projektojë dhe t’ia japë Evropës një pamje të re.

Politika që buron nga estetika

Në një kohë kur politika evropiane po përpëlitet ndërmjet burokracisë dhe populizmit, Shqipëria zgjodhi një rrugë tjetër. Mikpritjen estetike. Nuk kishte rëndësi vetëm kush erdhi në Tiranë por si u ndje kur arriti. Si u prit. Çfarë pa. Çfarë kuptoi pa pasur nevojë të përkthejë. Kjo ishte diplomacia në formën e saj më të heshtur dhe më të fortë. Jo me dosje por me atmosferë. Jo me parathënie zyrtare por me ngjyrë me rregull me ritëm.

Shtetet e mëdha ndonjëherë harrojnë se forma e përfaqësimit është substancë më vete. Rama e di këtë më mirë se shumica. Ai nuk ndërton vetëm fjalime por skena. Nuk e sheh samitin si takim pune por si përvojë politike me pamje dritë dhe simbole. Dhe për këtë arsye samiti i Tiranës nuk ishte një tjetër tryezë evropiane. Ishte një akt i vetë-prezantimit që ka munguar për dekada në rajon. Një vend i vogël që e thotë të vërtetën e vet përmes mikpritjes pa kërkuar mëshirë.

Turizmi si kapital i Samitit

Mikpritja ka një emër tjetër në gjuhën moderne. Turizëm. Por jo ai i zakonshmi me plazhe dhe çmime. Kjo ishte mikpritje si kapital politik. Shqipëria, këtë herë, përmes këtij samiti, nuk ftoi njerëz të vijnë për pushime por për përshtypje. Dhe ka shumë gjasa që liderët evropianë të mësuar me të ftohtën e Brukselit apo me formalizmin e Strasburgut kanë marrë me vete nga Tirana një ndjesi që vështirë e kanë gjetur në një tjetër samit. Ngrohtësinë që buron nga një vend i vogël por i vetëdijshëm për veten.

Ky është edhe fillimi i një epoke të re për Shqipërinë si një vend që nuk fton thjesht turistë por krijon lidhje emocionale politike dhe njerëzore përmes mënyrës si të pret. Sepse turizmi nuk është më vetëm industri. Është diplomaci e qetë që shtron tavolinën para se të fillojë negociata.

Tirana që i bashkon ata që s’i bashkon askush

Ka një vlerë të rrallë kur një samit nuk i ngjan më një takimi diplomatik por një skene ku ndodhin gjëra që zakonisht nuk ndodhin. Dhe pikërisht kjo ndodhi në Tiranë. Në sheshin ku dikur kishte skenat e protestave, u ulën përballë njëri-tjetrit figura që përndryshe nuk do të ndanin as fotografi e jo më ajër.

Erdogan dhe Macron. Dy liderë me armiqësi u ulën në një tavolinë. Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë. Ende të ndjeshëm pas traktatit të paqes. Dhe në sfond një mungesë që fliste.

Rusia dhe Ukraina që ishin duke vazhduar takimet në Stamboll nën kujdesin e Erdoganit por për këtë ditë edhe ai kishte zgjedhur Tiranën. Kishte ardhur aty ku ndodhte diçka më shumë sesa bisedime. Po ndodhte bashkimi.

Dhe ajo që i bashkoi nuk ishte një agjendë e thjeshtë. Ishte thirrja e një njeriu që ka mësuar të luajë me përmasat e vogla për të krijuar hapësira të mëdha. Rama nuk kishte forcë ushtarake as rol në ndarjen e influencave. Por kishte terren të sigurt. Kishte neutralitet me finesë. Kishte estetikë. Kishte imazh. Kishte mënyrën se si ta bëjë çdo lider të ndihet i ftuar pa u ndjerë i përdorur. Dhe kjo nuk është pak në një botë ku ftesat diplomatike janë të ngarkuara me frikëra aleanca dhe interesa të padeklaruara.

Samiti në Tiranë nuk ishte vetëm një takim i përfaqësuesve të Evropës. Ishte një demonstrim i asaj që politika moderne gjithnjë e më shumë po harron. Se jo gjithçka zgjidhet me marrëveshje. Shumë zgjidhet me tryeza të mirëmbajtura. Dhe kjo tryezë këtë herë nuk ishte në Bruksel por në një shesh me flamuj që valëviteshin midis historisë dhe së ardhmes.

Shija që mbetet

Të nesërmen kur sheshi zbrazet dritat fiken dhe liderët janë kthyer në zyrat e tyre ajo që mbetet është shija. Jo e darkës por e përvojës. Ajo që nuk thuhet por kujtohet. Dhe Tirana për një ditë arriti të bëhet vendi që kujtohet. Jo për shkak të ndonjë tragjedie apo krize por për shkak të mënyrës se si priti

Fitorja e Edi Ramës që ndodhi vetëm pak ditë më parë u duk për një çast si një rezultat i natyrshëm politik. Por në këtë samit ajo fitore mori formë. Sepse një kryeministër nuk përfaqëson vetëm politika. Ai përfaqëson edhe shije. Dhe shija është ajo që i mbetet botës kur fjalimet harrohen

Sepse ndonjëherë mjafton një njeri për të ndryshuar mënyrën si shihet një shtet. Mjafton një përfaqësim me dinjitet për ta kthyer një vend nga periferi në qendër. Dhe ajo që bëri Edi Rama në këtë samit ishte pikërisht kjo. I mblodhi të gjithë jo për të folur për Shqipërinë por për t’ia parë fytyrën asaj në pasqyrë. Dhe për herë të parë ajo fytyrë nuk kishte nevojë të sqarohej.

Next Post
Detaje nga Samiti, Rama iu dhuroi liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij

Detaje nga Samiti, Rama iu dhuroi liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij

Comments 23

  1. ppa says:
    7 months ago

    Te lumte Baton, ke depertuar ne elemente esenciale te ketij takimi; dhe te shprehura shume bukur!

    Reply
  2. L.Xh says:
    7 months ago

    Të lumtë Bato.
    Çiltër, me zemër, me ndjenjë të shpirtit plot, ku çdo shqiptar është krenar për Shqipërinë dhe udheheqesin e Sajë, KM – Edi Rama.
    Edhe njehere, të lumtë Bato.

    Reply
    • Anonymous says:
      7 months ago

      Gjergji heroi i mbarë europës, krenar për të.

      Reply
  3. Gjikë mërkuri says:
    7 months ago

    Krenar për kryeministrin dhe vendin tim…

    Reply
    • Emigranti në USA says:
      7 months ago

      Kryeministri Rama është vetëm për të luajtur propagandën e tij që t’a pëlqejnë të huajt pa populli le të vuajë për bukën e gojës me pensione 100$ në muaj dhe do t,ja u rritë në 2030 kur ata të na kenë lënë shende në parajse

      Reply
  4. Shqipe. says:
    7 months ago

    Krenar që kemi një diabolike ,që na e kanë zili Ballkani.

    Reply
  5. Anonymous says:
    7 months ago

    Te na rroje k/hajduti me baton,e mbante k/hajduti baton,me nji rroge 17000 euro ne muaj,si keshilltare te tijne,sa pensioni 115 pensionisteve,ky eshte batoja i nderuar.

    Reply
  6. Anonymous says:
    7 months ago

    Te lumte goja e mendja. Na kenaqe!

    Reply
  7. Kreshnik Hasani says:
    7 months ago

    Kjo eshte vetem propogande e Z.Edi.
    Ju nuk bene gje tjeter veçse i beni edhe ma jehone kesaj reklame.Kesaj une them :Etikes duke be etikete(kur populli eshte i varfer).
    Populli me i shtire kembet,sa ke jorganin.
    Por,nje popull qe vjen nga sistem i varfer,nenshtrohet kollaj.Kur je i varfer trembesh se ra heqin edhe pensionin100 eur.
    Nje pupoll i frikesuar nuk flete.
    Te harxhoje per te u dukur ,une them shet mend.
    40 vjet Enveri eshre krunuar duke i yshqyer me buke e sheqer.Rrisken e bukes me sheqr e lagnin me uje,se vaj nuk behet fjale.
    Rrofte Batoni qe qe nuk komenton varferine,por etken e shtrejte ye qeverise.

    Reply
  8. Anonymous says:
    7 months ago

    Hallall e paç e ke qa ket shkrim rrespekte.

    Reply
  9. Ganiu. says:
    7 months ago

    Hallall e paç e ke qa ket shkrim rrespekte.

    Reply
  10. Arjan says:
    7 months ago

    Eshte hera e pare qe po me pelqen Bato, e ke qendisur!

    Reply
  11. Anonymous says:
    7 months ago

    Edi Rama në këtë samit tregoi me shumë finesë politike se Shqipëria jonë e dashur nuk është siç thonë disa por atje në europë me shpirt e zemer, ku aq bukur e komentoi gazetari Baton Haxhiu, bravo Baton.

    Reply
  12. Anonymous says:
    7 months ago

    Sa bukur e ka pershkruar gjithe eventin per shkrime te tilla kemi nevoje,emocionuese

    Reply
  13. Suzi Bushati says:
    7 months ago

    Une e kam ndjere gjithmone qe ky eshte Edi Rama. Qe ne 2013 (edhe me pare, kur ishte ne opozite), une per kete njeri me dilte nga shpirti vetem shprehja: Edi Rama eshte nje Mrekulli. Dhe kjo Mrekulli po reflektohej cdo dite e me teper tek ky udheheqes, ne cdo aspekt, ne cdo qendrim, ne cdo reflektim. Nuk di cfare te them me teper. Lum ne qe e kemi.

    Reply
  14. Gjom lleshaj says:
    7 months ago

    Material i thjeshte real qe sqaron samitin e Tiranes te 47 shteteve…
    Une i pershendes me zemer kete takim i cili eshte me shume se nje lufte me arme, nga me modernet e kohes, kunder te keqes, luftes…

    Reply
  15. Liljana says:
    7 months ago

    Të lumtë Baton!.Analizë e saktë.

    Reply
  16. V Mema says:
    7 months ago

    Një pasqyrim i saktë i asaj që ndodhi në Tiranë ku dikush duhej të nxirrte në pah gjithçka në arenën ndërkontinentale dhe lider shapin z E Rama si figur qendrore

    Reply
  17. Klaudiana Peqin. says:
    7 months ago

    Dje lihte atje, sot leh ketu, a e dini se perse?, se gjithmone ka qene kështu. “Qeni leh aty ku han” dhe Batoni kete e qan.

    Reply
  18. NATASHA says:
    7 months ago

    SHUMÈ E SAKTÈ ,E ÇILTÈR PÈR NJÈ KM.SI EDI RSMA. NJÈ KM.NÈ PERFEKSION. LUM SHQIPÈRIA QÈ E KA. MERITON GJITHÈ TÈ MIRAT E BOTÈS. RROFTÈ DHE PASTÈ JETÈN E GJATÈ.

    Reply
  19. Xhevo says:
    7 months ago

    Eh cme nxori mallin e atyre shkrimeve te kohes se xhaxhit, lavdet qe thureshin per te, Shqiperia shkemb graniti, fanar ndricues dhe ai , udheheqesi yne qe i jep mend gjithe marksistave te botes…
    Eh more Baton edhe vete nuk i beson keto qe shkruan.

    Reply
  20. Teksti says:
    7 months ago

    Batoni të mësojë shqipen letrare, pastaj t’u japë mend shqiptarëve. Po siç duket, pasioni për serbokroatishten, e ka lënë në nivelin e një artikuluesi të rëndomtë dialektor…

    Reply
  21. Enver says:
    7 months ago

    Te uroj gjthe te mirat Zoti Baton,qe di ta paraqesesh nje realitet qe asnjeri nuke di ta formuloje me mire se sa ju faleminderit qe je perkrahes I nje njeriu me positive shqiptar dhe me intelligence qe rralle e gjen burra ne bote,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In