• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Tirana në Sarandë e Shkodër/ Pensionistët ‘pushtojnë’ rrugët e qyteteve pas një muaji izolim

by Java News
18/04/2020 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte, mengjesin e sotëm rrugët e qyteteve të vendit u pushtuan prej tyre.

Në Tiranë pensonistë dolën rrëgëve të kryeqytetit duke shijuar lirinë dhe ajrin e pastër dhe rrezet e diellit.

Disa prej tyre shprehen se vendimi për të dalë i ka çliruar, pasi izolimi ishte shumë i vështirë, por kjo bëhet edhe për shëndetin e tyre.

Në Fier pensionistët kanë pritur me padurim lejen për dalje të ditës së sotme, të vendosur nga qeveria ditën e djeshme. Shumë prej tyre kanë ‘zaptuar’ qendrën e kryeqytetit dhe lulishtet, të cilat nga videot duket të mbipolluara.

Edhe në Shkodër ashtu si shumë qytete të tjera pensionistët kanë dalë për të shfrytëzuar orarin e lëvizjes së vendosur nga qeveria. Të shumtë janë ata të cilët të favorizuar edhe koha perfekte e stinës së pranverës kanë mbushur rrugët duke bërë ecje. Siç duket edhe nga videot në Shkodër ditën e sotme koha favorizon daljen nga shtëpia, sidomos të pensionistëve që prej një muaji po qëndronin në shtëpi si pasojë e masave të marra për koronavirusin.

Vendimi i qeverisë për leje dalje të pensionistëve është shfrytëzuar në maksimum nga këta të fundit në qytetin e Vlorës. Pensionistët kanë mbushur rrugët e qytetit bregdetar duke bërë ecje, të cilat u mungonin prej shumë kohësh. Në rrugë në raste shumë të rralla mund të vësh persona të tjerë përveç kategorisë së pensionistëve.

Një pensioniste në Vlorë shprehet: “Hera e parë sot, kemi dalë për një shëtitje me plakun se kemi kohë brenda. Orari është shumë i mjaftueshëm, faleminderit shtetit, faleminderit Edi Ramës. Janë shumë të drejta vendimet e qeverisë se është kohë lufte. Jemi të ndërgjegjshëm se kjo është për të mirën tonë.”

Edhe në Lushnje pensionistët kanë shijuar liridaljen. Dhjetëra të moshuar kanë shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të dalë kryesisht në ambientet e gjelbërta lulishtet e qytetit duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ndërsa në raste sporadike nuk është respektuar rregulli. Gjithçka tjetër e mbyllur dhe ne qetësi të plotë.

Të moshuarit në Sarandë, nisur edhe nga dita e bukur sot, po shijojnë orët e lirisë deri në 11:00 që qeveria u dha dje. Në qytetiN bregdetar ku pensionistët të shoqëruar jo më shumë se një tjetër person kanë bërë xhiron në shëtitoren buzë detit.
g.kosovari

Next Post
A mund të infektohesh me koronavirus për herë të dytë? 163 persona të shëruar sëmuren sërish

A mund të infektohesh me koronavirus për herë të dytë? 163 persona të shëruar sëmuren sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

January 24, 2026
Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In