• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Tirana në Ekuador/ Trafikantët shqiptarë ‘pushtojnë’ botën, media italiane i dedikon një dokumentar

by
26/09/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti mediatik Discovery Plus, ka publikuar dy ditë më parë një dokumantar me titullin e mësipër, duke i dedikuar një hapësirë të gjerë grupeve kriminale shqiptare dhe rrjetit të tyre të drogës, të shtrirë tashmë përtej kontinetit.

Nisur nga plantacionet e kultivimit të hashashit në vend, tek rrugët e trafikut klandestin përmes detit e deri tek dominanca e porteve Europiane për drogën e sjellë nga Ekuadori për t’u shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin.

“Një kod nderi që i ka lejuar të rekrutojnë një sërë bashkëkombësish në të gjithë botën”, shprehet gazetari.

Guajakili, një tjetër port influencash ku shqiptarët duket se po kthehen në dominantë, ndërsa cilësohen si njerëz që të vrasin pa shumë hezitim. Historia e Dritan Rexhepit dhe saga e vrasjeve të lidhura me influencësn e zonave të trafikut të kokainës janë prekur gjithashtu në këtë material më shumë se 1 orë.

Gazetari Nello Trocchia synon të sjellë një shikim 360 gradë të gjithë situatës me narkotrafikun e drejtuar nga shqiptarët, ndërsa ka patur mundësinë të takojë në Tiranë edhe ish-ministrin Tahiri, pak ditë para arrestimit të tij.

“Kur unë e mora detyrën marijuana kultivohej kudo dhe asnjë polic nuk mund të hynte.  Nëse do isha i korruptuar nuk do kisha ardhur në Itali t’i kërkoja Guardia di Finanzës të kontrollonte dhe monitoronte terrenin dhe të vendoste kamera në 24 orë. Kam kërkuar ndihmë me mjete në të gjitha vendet e Europës”, shprehet Tahiri ndër të tjera në intervistë.

Ish-Ministri pranon përgjegjësinë morale sa i takon makinës së tij të shitur tek Habilajt, ndërsa pohon se marijuana në Shqipëri, nuk është çështje krimi, por varfërie.

“Marijuana nuk është çështje krimi, por çështje varfërie. Problemi nuk është kush e kultivon, por kush e mbledh dhe e çon në Itali”, thotë ndër të tjera Tahiri.

Pjesë e dokumentarit janë prokurorë, zyrtarë policie, dhe ekspertë të kriminalistikës në Shqipëri, Itali dhe Ekuador.

Gjithashtu një bashkëpunëtor i trafikut rrëfen historinë e tij dhe çfarë do të thotë sipas tij të kesh të bësh me shqiptarët.

Të shtyrë nga  varfëria, është ky refereni që dëgjohet shpesh në dokumentar nga zëri i gazetarit, ndërsa kamerat shkojnë në banesën e Atilio Ndrecës, 23 vjeçari i vrarë në Itali në korrik të vitit 2021 vetëm pak kohë pasi kishte hyrë në rrugën e trafikut të drogës. Mes lotësh, ndërsa mban në duar rrobat e të birit nëna kërkon drejtësi nga autoritetet italiane.

/e.d

Next Post
Çfarë po përgatitet? Luftë kibernetike në Ballkan, brenda 24 orëve goditen tre shtete

Sulmi kibernetik/ Përfundon investigimi i Microsoft-it dhe FBI-së: Tentativa kriminale për të dhënat, dështoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In