• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Tik-Tok te videot muzikore… Si bëhet rekrutimi i të rinjve shqiptarë për në Angli

by Java News
19/09/2022 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kriminelët nga Shqipëria”, “gangsterët shqiptarë”, “trafikantët që vijnë nga Shqipëria”, kanë qenë disa nga togfjalëshat më të lexuara në mediat britanike dhe jo vetëm, të paktën këta dy muajt e fundit. Kështu u referoheshin ato të rinjve shqiptarë që kalojnë kanalin e La Manshit ilegalisht, në kërkim të një jete më të mirë në Britaninë e Madhe, ndonëse në ato gomone nuk ka vetëm shqiptarë.

Termat e lartpërmendur duket sikur janë stereotipe të mbetura prej disa shqiptarëve të njohur për aktivitetet e tyre kriminale në Britani, me të cilët identifikohen gabimisht edhe shqiptarët e tjerë, por nuk është plotësisht kështu.

Një pjesë e atyre të rinjve që nisen për një jetë të re në Britani, por edhe shumë nga ata që ende nuk janë nisur, synojnë përfshirjen në një aktivitet ilegal atje sepse bashkë me rrezikun, edhe fitimet janë të larta.

Dhe këtë ata e mësojnë nga… TikTok-u.

Një i ri, 29 vjeç, nga zona e Malësisë së Madhe, pjesë e një grupi me emër në vend, si për muzikën ashtu edhe për problemet me ligjin, tregon në kushte anonimati për Gazetasi.al procesin e rekrutimin “online” të të rinjve nga Shqipëria për në tokën angleze.

Ai shpjegon se në disa adresa të ndryshme në aplikacionin Tik-Tok, krijohen video me përmbajtje që kanë për qëllim të arrijnë te djemtë e rinj. Në video shfaqen makina luksoze, bizhuteri të shtrenjta, para cash dhe sigurisht shumë vajza sensuale. “Kjo nënkupton pikërisht efektin zinxhir të punës me rrezik, por me para. Kjo lloj përmbajtje është e qëllimshme. Për të treguar se çfarë ofron “puna” në Angli dhe për të bindur të rinjtë shqiptarë të shkojnë atje sepse “na duhen njerëz të qëndrojnë në shtëpitë e ‘barit’”, tregon i riu.

Pas publikimit të këtyre videove, në llogaritë e tyre në Tik-Tok, shkojnë dhjetëra mesazhe nga të rinj dhe adoleshentë, përgjithësisht nga rajoni i veriut dhe u kërkojnë atyre që t’i marrin pasi janë të gatshëm të rrezikojnë shumë, për atë jetesë, që në fakt nuk është shumë afër me realen. 29-vjeçari nga Malësia e Madhe tregon se droga, paratë dhe vajzat i intrigojnë të rinjtë dhe ua bën punën më tërheqëse, pavarësisht se ata që bëjnë videot as nuk i përdorin drogërat. Fitimet mujore janë disa mijëra paundë, “por duhet kohë të blesh makina luksoze, ora ari dhe të hedhësh paratë në ajër”.

Ndonëse kërkesa dhe oferta për këto pozicione është e lartë, në rekrutim bëhet një seleksionim dhe nuk merret kushdo që shkruan. Zakonisht, merren njerëz që janë nga një rreth i njohur disi, pra jo plotësisht të panjohur, shoku i një shokut etj.

Përpos jetesës së llojit “Ujku i Wall Street”, djemtë shqiptarë vendosin t’i dedikohen një pune që u kushton lirinë, ndoshta dhe jetën, sepse u garantohet siguria e familjes së tyre në vendlindje.

“Në rast se kapen, mjafton që mos nxjerrin emrin tënd (personi që posedon shtëpinë e kultivimit) dhe sipas viteve të burgimit që bëjnë, ata kanë bonus në vlerë. Ndërkohë që çdo muaj, familjes së tyre u dërgohet një pagesë”, tregon i riu nga Malësia e Madhe.

Disa punonjës të tjerë janë kolaterali i një borxhi të pashlyer: “Nëse nuk ma lan dot borxhin, më jep djalin të punoj për ne”.

M. një 21-vjeçar me të cilin bisedoi gazeta tregon se ndonëse ai punon në një kompani atje, pasi iu pranua aplikimi si azilkërkues, ai merret paralelisht edhe me aktivitete ilegale, bashkë me shokët dhe vëllain e tij, por në përmasa të vogla. Edhe pse duke qeshur, ai pranon se do të bënte edhe më shumë nëse i sigurohej një shumë e madhe parash dhe pak vite burg.

Propaganda ndaj të rinjve ndodh në mënyrë indirekte edhe në videot muzikore të reperëve shqiptarë që jetojnë në Angli. “The Times UK”, do të shkruante pak ditë më parë një artikull të tillë, ku përmendte disa nga muzikantët shqiptarë, që xhirojnë videoklipe rrugëve të Londrës, me mjete luksi dhe tufa parash.

“Mezi pres të iki në Angli. Atje është jetë shumë e mirë, e kam parë në Instagram”, thotë një 14-vjeçar nga Hasi për “The Times”. Babai i tij nuk ka në plan ta ndalojë të birin të largohet edhe nëse futet në kthetrat e grupeve kriminale atje.

Një tjetër mënyrë rekrutimi që tregon 29-vjeçari nga Malësia e Madhe është ajo e “fushatës” së drejtpërdrejtë. Ata nuk vijnë më në Shqipëri për të kaluar pushimet, por për të takuar djem të rinj e për t’u treguar punën, me shpresën se do t’i marrin me vete kur të kthehen mbrapsht në Angli.

Sipas “The Guardian”, më shumë se 2000 shqiptarë kanë mbërritur në Angli gjatë këtij viti, me gomone. Sigurisht, jo të gjithë janë bindur nga Tik-Tok apo po shpresojnë të punojnë në parcelat e hashashit brenda shtëpive të izoluara atje, por të gjithë po shkojnë për para, cilado të jetë mënyra për t’i marrë ato./Si/m.j

Next Post
Grupi “Alibasha”, çfarë roli ka ish-kryetari? Alibeaj i përgjigjet Berishës: Nuk ka asnjë ndikim…!

Grupi “Alibasha”, çfarë roli ka ish-kryetari? Alibeaj i përgjigjet Berishës: Nuk ka asnjë ndikim...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In