Teksa ka folur mbi situatën e koronavirusit në vend mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar kategoritë e njerëzve që rrezikohen më shumë nga koronavirusi.
“Të moshuarit, personat që vuajnë nga diabeti, mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet kronike të veshkave, duhanpirësit, ata që vuajnë nga kanceri, janë kategoritë e njerëzve që rrezikojnë më shumë”, tha Pipero.
Më herët mjeku tha se javën tjetër do fillojë rënia graduale, do jetë gjysma e dytë kësaj epidemie e cila nuk do ngjajë më të parën.











