Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e zgjeruar ekonomike mbrëmjen e kësaj të hëne, në kushtet e emergjencës së koronavirusit.
Ai tha se paketa do të mbështesë 176 mijë të tjerë, individë, biznese dhe familje, që nuk janë goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, por që do ju jepet mjeti financiar për ta përballuar me vendosmëri këtë 40 ditësh deri në fund të majit.
“Ne besojmë se duke mbajtur shtrënguar zinxhirin mbrojtës, kurba e infeksionit do të bjerë dhe ne do dalim jashtë perimetrit të sigurisë ku jemi sot dhe do mundësojmë rikthimin në punë të atyre që do të përfitojnë nga paketa e zgjeruar. Por gjithsesi do jemi gati për paketën e tretë nga 20 seri në 25 maj dhe do ju gjendemi pranë atyre që nuk do kenë të ardhura nga puna. Nga paketa e zgjeruar përfitojnë 10 mijë punonjës turizëm, 66 mijë punonjës larguar nga biznesi i madh, mbi 14 milionë lekë të reja xhiro në vit, biznese që mbyllen apo kanë reduktuar ndjeshëm punonjës. 100 mijë punonjës në biznese të vogla me xhiro minimale që kanë punuar, por me të ardhura minimale”, u shpreh Rama.
Ai detajoi se për kategorinë e 100 mijë individëve apo familjarëve të biznesit të vogël do të vihen në dispozicion 40 milionë dollarë, ose 4 miliardë lekë dhe çdo individi do i jepet 400 mijë lekë të vjetra.
Pë ata që kanë humbur punën, 66 mijë vetë, do të vihen në dispozicion 26 milionë dollarë dhe ata do të marrin 400 mijë lekë direkt.
Për turizmin, deklaroi se secili do të marrë nga 400 mijë lekë secili.
Rama e cilësoi paketën si akt frymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve.












Po per proceduren se si do perfitohet ka thene gje???