• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga taksat deri te fatura e dritave, cilat janë kategoritë e pensionistëve që përfitojnë nga kompensimi në skemën e qeverisë

by S T
12/08/2024 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojnë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë.

Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.

TAKSAT VENDORE

Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera). Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.

Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë. Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj. Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”.

Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.

KOMPENSIMI PËR DRITAT

Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit. E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa, dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë. Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale si dhe të përfitojnë kompensim energjie. kushtet janë të thjeshta.

“Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona. Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës.”

Pra kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj. Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

Next Post
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Duhet një studim rigoroz për turizmin deri më 2030!

TË FUNDIT

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In