• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga takimet me Shullazin e Beqajn, deri te kërcënimet. Zbardhet dëshmia e deputetit të PS në seancën gjyqësore

by Java News
19/07/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jurgis Çyrbja, ish-kreu i hipotekës së Durrësit ndërsa sot deputet i Partisë Socialiste në këtë qark, ka dëshmuar në procesin gjyqësor,që po zhvilohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë.

Çyrbja i tha gjykatës se kishte vetëm pak kohë që kishte marrë detyrën e kryeregjistruesit të Durrësit, kur ka zhvilluar një takim me shtetasin Ylvi Beqja. Sipas tij takimi është zhvilluar në godinën e hipotekës dhe se diskutimi është bërë për rregjistrimin në hipotekë të ish- hotel Vollgës, që pretendohet se ishte në pronësi të Beqjat.

Deputeti i PS, pranoi para gjykatës së Krimeve të rënda se ishte takuar për këtë çështje me Emiljano Shullazin dhe shtetasin Gilmando Danit, të cilët kanë shfaqur interes për rregjistrimin e kësaj pasurie. Ky takim sipas tij me Shullazin është bërë pranë shtëpisë së tij në Shijak.

Në sallën e gjyqit deputeti Çyrbja, deklaroi se pasi kishte rregjistruar pronën në emër të kompanisë “Saudi Brathers Comercyal Company” është kërcënuar me jetën e tij, jo nga Emiljano Shullazi por nga një person tjetër. Megjithëse prokuroria insistoi se kush ishte ky person që e kishte kërcënuar, Çyrbja sqaroi se nuk e kujtonte emrin e tij. Por gjatë kundërshtimit të dëshmisë së tij, para gjykatës, prokurorja Elisabeta Imeraj, lexoi procesverbalin e dëshmisë që Çyrbja ka dhënë gjatë fazës së hetimeve para oficerit Petrit Gjeçaj, duke nënvizuar se:“…pasi kam rregjistruar pronën, më ka marë një person në telefon dhe më ka thënë që shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tënde. Ke fshirë pronën time dhe ja ke dhënë letrat një personi tjetër.Nuk mundet që ta kishe bërë këtë. Unë jam A.D, dhe nëse nuk e di kush jam unë, fute në Google emrin tim dhe do ta mësosh shumë mirë kush jam…”.Më herët në fillim të seancës, dëshmoi ish- zv/kryeregjistruesi Besnik Hysenmbelliu, i cili pranoi se kishte firmosur një shkresë, dërguar hipotekës së Durrësit, për gjëndjen dhe situatën e hipotekimit të ish-hotel Vollgës.

Prokuroria: Dëshmitar mund të na tregoni a keni punuar ndonjëherë në hipotekën e Durrësit. Nëse po,çfarë detyre keni mbajtur në këtë institucion.

Çyrbja: Po kam punuar. Për një periudhë kohe kam mbajtur detyrën e kryeregjistruesit.

Prokuroria: Gjatë kohës që keni mbajtur këtë detyrë,keni pasur takime me persona të ndryshëm për rregjistrimin në hipotekë të ish-hotel Vollga në Durrës?

Çyrbja: Sapo kam marë detyrën, më ka ardhur në zyrë një person, Ylvi Beqja dhe më ka kërkuar që të rregjistronte pronën e tij. E kam dëgjuar dhe më pas e kam prezantuar dhe me specialistët juridikë të kësaj zyre, me qëllim sqarimin e mëtejshëm të kësaj situate dhe problemeve që ishin shfaqur në këtë rast.

Prokuroria: Çfarë mbani mend ju të keni diskutuar në këtë takim me Ylvi Beqjan?

Çyrbja: Kam diskutuar për pronën. Në fakt nuk është zhvilluar vetëm një takim, por disa. Pasi Beqja interesohej të rregjistronte pronën, të cilën pretendonte se e kishte fituar me gjyq. Unë mbaj mend se i kam thënë që çështjen do e çoj për diskutim në drejtorinë qëndrore, pasi aty ishin dhe specialistët juridikë më të mirë.Dhe në fakt ashtu kam vepruar…

Prokuroria: Po me të pandehurin Emiljano Shullazi jeni takuar dhe a keni diskutuar për rregjistrimin e ish-hotel Vollgës?

Çyrbja: Jam takuar në Shijak vetëm një herë. Unë nuk e njihja fare, por më ka marrë në telefon Ylvi Beqja dhe më ka thënë që do vij të takoj pak. I kam thënë nuk jam në punë por në Shijak, në shtëpi. Ok, do vij të takoj aty. Pasi jemi takuar, Beqja më ka thënë se për gjysëm ore do vinte të më takonte dhe një person tjetër, i cili ishte bashkëpronari tjetër i ish-hotel Vollgës. Kemi pritur ca minuta dhe aty ka ardhur Emiljano Shullazi.

Prokuroria: Çfarë të ka kërkuar i pandehuri Shullazi?Për çfarë keni diskutuar në atë takim?

Çyrbja:Kemi diskutuar për rregjistrimin e pronës. Ata shfaqnin interes për këtë pjesë, por unë nuk e dija që Shullazi ishte bashkëpronar aty.Shullazi më ka kërkuar që të rregjistrohej prona e tij, por unë i kam thënë që do zbatoj vetëm ligjin… pasi dosjen e kisha çuar për një vendimarje më të specializuar në drejtorinë qëndrore në Tiranë. Duhet të më dërgonin një përgjigje me shkresë ata lart. Shullazi më ka thënë …e do me shkresë nga lart që ta bësh regjistrimin apo jo…. Për këtë pronë jam takuar disa herë edhe më Ilirjan Muhon, për të diskutuar.

Prokuroria: Si ka qënë përgjigjia e hipotekës qëndrore pasi i keni dërguar dosjen?

Çyrbja: Fillimisht më ka ardhur një urdhër nga Hipoteka qëndrore për të regjistruar ish-Hotel Vollgën. Më pas më ka ardhur një urdhër i dytë që të mos bëja veprime.

Prokuroria: Veç takimit me Ylvi Beqjan dhe Emiljano Shullazin, persona të tjerë me të cilët je takuar dhe keni diskutuar për rregjistrimin e ish-hotel Vollgës, kush janë?

Çyrbja: Kam pasur takime dhe me shtetasin Gilmando Dani. Ky vinte më takonte dhe interesohej. Më ka marrë dhe në telefon ku më deklaronte nëse ishte rregjistruar prona apo jo.

Prokuroria:Po veç këtyre tre persona a keni takuar ndonjë person tjetër për këtë çështje?

Çyrbja: Jo me askënd. Vinte dhe interesohej një avokat, sja mbaj mend emrin, por ishte avokati i Ylvi Beqjat.

Prokuroria: Gjatë kohës që keni zhvilluar këto takime me Shullazin dhe Gilmando Danin, dhe keni pasur telefonata prej tyre, a ka pasur ndonjë moment kur ju jeni ndjerë të kërcënuar prej tyre?

Çyrbja: Jo nuk ka pasur asnjë moment që të jem kërcënuar?

Prokuroria:Nëse ju kujtohet kush ju ka kërcënuar për këtë çështje?

Çyrbja: Kërcënime kam pasur por jo nga Emiljano Shullazi, ka qënë person tjetër ai që më ka kërcënuar.

Prokuroria: Kush ishte nëse ju kujtohet emri?

Çyrbja: S’më kujtohet se mbaj mend.

Prokuroria riformulon pyetjen për nxjerjen e emrit nga dëshmitari të personit që e kishte kërcënuar

Ndërhyn Shullazi: Jurgis këtu sipas ligjit sje i detyruar të përgjigjes. Meqe jeni të merakosur për Jurgin përse se pyesni se çfarë, i ka ndodhur në shkollë të mesme. …Tregoja gjykatës atë muhabetin…atë muhabetin mes shokësh….

Next Post
Conte zyrtarisht vazhdon kontratën me Chelsea

Conte zyrtarisht vazhdon kontratën me Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com