• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot Ura Vajgurore quhet Bashkia Dimal, si u rikthye emri i lashtë ilir

by A R
16/03/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ymer Hoxha*

Në vitin 2013, Kryeministri Rama hodhi idenë e reduktimit të njësive administrative mbi bazën e një reforme adminitrativo-teritoriale. Reforma adminstrativo-teritoriale filloi si një projekt qeveritar i mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtarët dhe u udhëhoq nga UNDP me projektin STAR. Po kështu Kuvendi ngriti komisionin përkatës me kryetar Bashkim Finon në vitin 2014.

Opozita e bojkotoi dhe ishte një nga gabimet e mëdha që ka bërë si opozitë. Në këtë kuadër pati studime të ndryshme për ndarjen e re administrativo-teritoriale nga organizata të ndryshme civile dhe shtetërore si dhe organizata ndërkombetarë që operojnë në Shqipëri. Për zonën e Urës Vajgurore dhe komunave rreth saj nga grupe të ndryshme interesi po hidhej idea që bashkia e Urës Vajgurore dhe tre komunat rreth saj Poshnje, Kutalli dhe Cukalat të krijonin një njeësi të vetme administrative me qendër në qytetin e Urës Vajgurore.

Kjo ide ishte e pranueshme nga të gjithë banorët e kësaj zone. Në kuadër të kësaj ideje një grup intelektualësh të zonës shprehën mendimin e një emërtimi të ri të bashkisë së ardhshme duke hedhur në diskutim dy emra. Bashkia e ardhshme që do të kishte rreth 40 mijë banorë të quhej bashkia Dimal për nder të qytetit ilir të Dimalit, rrënojat e të cilit janë në territorin e kësaj bashkie ose bashkia e Mesit të Urave siç njihet zona në gjuhën e përditshme të banorëve të saj.

Zyrtarisht idenë e ndryshimit të emrit të bashkisë së ardhshme e hodhi Syrja Ormenaj në një takim të madh me banorët e Urës Vajgurore që u mbajt në kuadrin e reformës adm – teritoriale në kinemanë e qytetit. Ndërsa si propozim me emrin konkret bashkia Dimal e bëri intelektuali i zonës Mihal Bardhi pas një konsultimi paraprak me disa figura të njohura të kësaj zone.

Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015 kryetarja e bashkisë Juliana Memaj në krye të një grupi pune udhëhoqi gjithë procesin ligjor dhe ndërmori një konsultim të gjerë publik deri sa ndryshimi i emrit u miratua në Këshillin Bashkiak. Një meritë të veçantë ka deputeti Blendi Klosi i cili inicioi projektligjin në Kuvendin e Shqipërisë.

*Ekspert për Çështjet Vendore

Next Post
Italia: Sulmi ndaj vaksinës AstraZeneca ishte politik, s’ka prova për mpiksje të gjakut

Italia: Sulmi ndaj vaksinës AstraZeneca ishte politik, s’ka prova për mpiksje të gjakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In