• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot transaksionet e para në SEPA, Rama: Lehtësira të jashtëzakonshme për qytetarët dhe bizneset

by A R
07/10/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hap i madh përpara në integrimin ekonomik të Shqipërisë me Bashkimin Europian u konkretizua sot me përfshirjen zyrtare të vendit në SEPA (Zona e Pagesave të Vetme në Euro).

Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë tashmë transferta në euro drejt vendeve të BE-së me komisione minimale dhe në të njëjtat kushte si brenda Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar përfitimet e drejtpërdrejta që do të ndjejnë qytetarët dhe bizneset.

“RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, nga sot, “qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE”.

Përfitimet ekonomike janë të konsiderueshme. Vetëm për vitin e parë, Banka e Shqipërisë parashikon një kursim prej rreth 20 milionë euro për qytetarët dhe bizneset shqiptare, falë uljes drastike të tarifave të transfertave ndërkombëtare.

“Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s”, theksoi Kryeministri, duke shtuar se “shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit.”

SEPA është një sistem i përbashkët i pagesave në euro, i cili u lejon përdoruesve të kryejnë transferta ndërkufitare brenda hapësirës evropiane, po aq thjeshtë dhe me të njëjtat tarifa si pagesat kombëtare. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë sistem shënon një tjetër përputhje me standardet financiare të BE-së dhe një lehtësim të ndjeshëm për të gjithë përdoruesit e shërbimeve bankare.

Next Post
Nisin hetimet ndaj Izraelit, akuza për pirateri dhe dhunë ndaj aktivistëve italianë të flotiljes për Gazën

Nisin hetimet ndaj Izraelit, akuza për pirateri dhe dhunë ndaj aktivistëve italianë të flotiljes për Gazën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In