• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot Shqipëria futet në ‘karantinë’/ ‘Kyçen’ restorantet dhe lokalet pas orës 22:00. Kush lëviz pa leje gjobë e burg

by Java News
11/11/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis mbyllja e dytë për Shqipërinë prej pandemisë së koronavirusit. Masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë hyrë në fuqi ditën e sotme deri më 2 dhjetor.

Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania.

Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Duke nisur nga sot bizneset e llojit bare apo restorante, pas orës 22:00 do të duhet të mbyllin dyert deri në orën 06:00 për çdo ditë, dhe gjithashtu nuk lejohet as qarkullimi i qytetarëve. Masat ndëshkuese që do të merren për ata që nuk i binden karantinës, do të jenë të njëjtat me ato të lëshuara në aktin normativ të datës 25 mars.

Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020):

–Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

– Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

-Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

-Administrata do të punojë online. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19” i ndryshuar. Ky akt normativ nuk parashikon gjoba për këmbësorët por parashikon gjoba për restorantet dhe baret.

Në pikën nr. 7 të këtij Akti Normativ parashikohet:

7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Ndërsa në pikën 8 parashikohen

8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

E vetëdijshme që masat nuk janë respektuar aq sa duhet, Manastirliu ka argumentuar se u mor ky vendimi pasi lokalet dhe baret ishin kthyer në vatrat kryesore për përhapjen e COVID-19.  Moshat mesatare e të prekurve është 47-vjeç, dhe këta, tha Manastirliu, janë bërë shkaktar për infektimin e prindërve dhe gjyshërve që kanë një imunitet të dobët.

Një vendim i rëndësishëm është edhe “fuqizimi” i rolit të mjekut të familjes, i cili mësohet se do të jetë ai që do të lëshojë vërtetime për një pacient që ka kaluar COVID-in dhe që mund të kthehet në punë pasi është negativizuar. Sa i përket ndëshkimeve për shkelësit që nuk zbatojnë masat e vendosura, ministrja tha se mbetet në fuqi gjoba për qytetarët, që kapen në rrugë pas orës policore që në rastin konkret gjoba është 10 mijë lekë.

g.kosovari

Next Post
Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

January 27, 2026
FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In