• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot rinis transporti ndërkombëtar detar i pasagjerëve/ Ja cilat kategori mund të udhëtojnë

by Java News
22/06/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme, 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore. E njëjtat mundësi lëvizje nga 22 qershori vlen edhe për qytetarët rezidentë në Shqipëri dhe shtetasit italianë që kanë një vizë pune në vendin tonë. Pra hapja e transportit detar është e kufizuar dhe jo për të gjithë, që do të thotë se turistët dhe qytetarët e thjeshtë që udhëtojnë me qëndrime 3 mujore në Itali dhe vende të tjera nuk do të mund të lëvizin dot më herët se 1 korriku 2020. Kjo për vetë faktin se zona Schengen është e mbyllur deri më 1 korrik dhe hapja e kufijve të BE do të bëhet pas kësaj date.

Sigurisht që kjo hapje e re e transportit detar të pasagjerëve ka sjellë lehtësime në kufizime, pasi më herët duhej një autorizimin nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Italiane për të pranuar arsyetimin e lëvizjes drejt Italisë dhe sot nuk duhet më një autorizim i tillë.

E njëjta gjë vlen edhe për Portin e Sarandës që lidh shqiptarët me Greqinë, që duhet të jesh punonjës në atë shtet apo rezident që të mund të udhëtosh si pasagjerë nga 22 qershori. Në çdo rast tjetër do të duhet që të presim 1 korrikun për të kuptuar nëse do të ketë një hapje të plotë të transportit detar të pasagjerëve.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi më herët se informimi për kufizimet e mundshme të udhëtimit në vende të tjera do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe të informojnë pasagjerët.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, thuhet në njoftim.

Report Tv kontaktoi Bernard Reson, drejtori i kompanisë së lundrimit ‘Adria Ferries’, i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italisë do të udhëtojnë vetëm qytetarët rezidentë dhe ata që kanë një viza pune apo arsye shëndetësore dhe anasjelltas nga Italia drejt Shqipërisë.

Edhe  Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar qytetarët në lidhje mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve se nga dita e sotme do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane.

Në lidhje me respektimin dhe monitorimin e masave anti-covid do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare por dhe vetë kompanitë e transportit, ku theksohet se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska dhe të respektojnë distancën.

Pas situatës që krijoi pandemia në gjithë botën transportoi detar për pasagjerët u pezullua, ndërsa 22 qershori shënon rihapjen e pjesshme të tij, edhe pserastet me covid-19 në vendin tonë po rriten dita ditës. Ndërsa në lidhje me transportin e mallrave, nuk ka qenë i bllokuar asnjëherë.

g.kosovari

Next Post

"Gjej një minutë për të menduar..."/ Rama e nis ditën me fjalët e Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In