• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga sot, hapen baret e natës! Hiqet kufizimi i lëvizjes përtej 23:00, lehtësim për gastronominë dhe lokalet

by
03/03/2022 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ardhjen e pranverës, në krye të dy viteve pandemi, Shqipëria i kthehet jetës së natës, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të hequr orën policore e për të lejuar lëvizjen e qytetarëve e bizneseve edhe përgjatë orëve të natës.

Një gjë e tillë pritet t’u japë një lehtësim të ndjeshëm bareve e restoranteve, të cilët ankohen se janë në krizë.

Lehtësimi arsyetohet me uljen e ndjeshme të infektimeve si pasojë e vaksinimit, ndërsa janë lënë në fuqi masat e tjera për izolimin 5-ditor për të infektuarit, përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura dhe grumbullimet në masën 30%.

“Tashmë është e qartë që përmirësimi i kësaj situate epidemiologjike vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit. Në mënyrë që kjo situatë të vazhdojë të mbetet e tillë, në mënyrë që t’i ndalojmë qarkullimin virusit, duhet që të rendim të vazhdojmë me shumë intensitet procesin e vaksinimit”, nënvizoi Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, teksa shton se do të vazhdojë të monitorojë dinamikën e pandemisë duke ia përshtatur ndryshimin e masave, ndryshimit të indikatorëve, siç janë rastet e reja, hospitalizimet e fatalitetet.

Një ditë më parë, të njëjtën masë lehtësuese mori edhe shteti fqinj, Kosova. Ora policore niste në 23:00 deri në 06:00, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve me qëllim uljen e rrezikut të infektimeve.

SITUATA

Duke pranuar përmirësimin e treguesve të pandemisë në vend, Komiteti theksoi se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj sëmundje është vaksinimi, duke bërë me dije se ata rekomandojnë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç.

Eksperti i ISHP, Alban Ylli, vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të vaksinimeve, sërish ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, veçanërisht me të rinjtë.

“Ngelet e nevojshme të bëjmë më shumë lidhur me vaksinimet. Në popullatën target mbi 56 vjeç janë vaksinuar 61%. 57% me të dyja dozat”.

Dy tregues të tjerë, numri i telefonatave në drejtim të Urgjencës Kombëtare dhe shtrimeve spitalore, janë në përmirësim të dukshëm, por ekspertët nuk lanë pa përmendur faktin se çdo ditë humbin jetën njerëz.

Në Spitalin Infektiv ka tashmë 50 pacientë të shtruar, pjesa më e madhe e të cilëve janë të pavaksinuar, ndërsa mesatarisht çdo ditë ka pasur nga 3 humbje jete. Ulja e shtrimeve në spital është edhe një nga faktorët kryesorë që çoi në heqjen e orës policore, duke filluar nga data 3 mars.

Edhe në spitalin pediatrik ka një përmirësim ku gjatë 2 ditëve të fundit nuk ka pasur shtrime të fëmijëve të infektuar me covid, ndërsa edhe ata 7 që janë të hospitalizuar, janë drejt përfundimit të terapisë.

/b.h

Next Post
Franca u kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia/ Ministri i Jashtëm: Më e keqja ende nuk ka kaluar

Franca u kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia/ Ministri i Jashtëm: Më e keqja ende nuk ka kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In