Policia e Kavajës ka zbardhur 4 raste të vjedhjes në banesa dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, me precedent përvjedhje.
Në pranga ka rënë shtetasi T. H., 31 vjeç, banues në Skrapar.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, ka vjedhur orendi, pajisje dhe sende me vlerë, në 4 banesa, në Golem dhe Kavajë.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 17.03.2026, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, i ka vjedhur me dhunë një 28-vjeçari, 2 celularë dhe një shumë parash.
Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen nga strukturat e DVP Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.











