• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Skorpions” tek “Onoda”

by Java News
10/07/2021 23:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Kotoni

Këmbanat e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri kanë kohë që po bien për ata që kanë vesh e duan të dëgjojnë, por edhe për ata që nuk duan të dëgjojnë ose bëjnë sikur nuk i dëgjojnë. Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë një rrjedhë tjetër luftës kundër korrupsionit e cila, siç po duket prek edhe vendet aleate të Shqipërisë. Vendi i shqiponjave sot është nën vëzhgimin e rreptë të radarëve antikorrupsion në rang botëror. Kjo situatë e cila u mboll qysh prej 30 vjetësh në një Shqipëri e cila për nga standartet  ekonomike dhe politike duhej të ishte një nga vendet e para në përmbushjen e kritereve dhe kërkesave për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian. Faktet flasin vetë dhe ja ku jemi. Sot ne i kërkojmë BE-së si një nxënës kokulur e tejet i bindur një të drejtë mëse legjitime, pasi mendohet se i kemi plotësuar të gjitha pikat që i kemi pasur si detyra shtëpie. Ëndrra e një populli që e ka paguar shtrenjtë integrimin evropian filloi me këngën e grupit “Skorpion” me këngën “Ëind of Change” e cila me dashje ose pa dashje kishte pararendëse koncertin e këngëtarit italian Albano Karrizi në stadiumin “Qemal Stafa”, ku mijëra spektatorë kënduan këngën e famëshme “Liberta”. Rregjimi komunist ndërkohë ishte në kërkim të rrugëve apo shtigjeve të reja ekonomike dhe politike,  diku ai vraponte për të dalë nga izolimi,  diku ai hezitonte sikur të kish përballë një mur betoni(mental), sepse siç edhe është thënë nga takimi me intelektualët me ish-kreun komunist Ramiz Alija: – “Nuk është përgatitur terreni për të kaluar direkt në pluralizmin politik”. Hapja e ambasadave, një tjetër histori që ende nuk ka autorësi, por e çmitizoi forcën e organeve të dhunës së ish-diktaturës komuniste. Prognozat e një hapësire unifikuese për çështjen shqiptare ende nuk dukeshin në horizont. Mbase dikush në perëndim kishte plane edhe për këtë çështje. Kosova troket në vetëdijen e popujve të ish-Jugosllavisë me protestat dhe krijimin e pluripartitizmit. Kaq shpejt u zhvilluan ngjarjet, sa brenda dy javëve dolën nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë mbi 30 mijë anëtarë. Pra kësaj situate mbarëshqiptare i duhej një ndërmjetës i cili ta kish vokacionin e njohjes kulturore, së paku të asaj zone apo krahine, por edhe më gjerë. Institute gjeostrategjike me një eksperiencë të vyer të cilët u paraprinë situatave të mundshme bëjnë prognoza aq të sakta, sa edhe koefiçienti i gabimit luan shumë pak, gjithnjë kur parashikojnë për dhjetëvjeçar e njëzetvjet të ardhshëm. Rrokopuja e ngjarjeve sjell në skenë Partinë Demokratike të Shqipërisë pas 22 Marsit me kryetar Sali Berishën. Ambasadori Amerikan në Shqipëri doli nga kostumi i tij diplomatik dhe nuk e fshehu përkrahjen e hapur ndaj kësaj force të re me thënien “Do t’i luftojmë komunistët me komunistë”. Edhe mirë e kishte, sepse kush do kishte marrë guximin për të dalë në opozitë kundër asaj partie që kishte mbajtur pushtetin për 45- vjet, kur ndërkohë të burgosurit politikë të rregjimit, të shumtë në numër ishin të plakur e tejet të lodhur, pa shumë shpresë për një ditë, se do të ndryshonte rregjimi totalitar. Komunistët në Partinë e re Demokratike u shndërruan brenda natës në antikomunista nga më të egrit dhe filluan gjuetinë e shtrigave me të njëjtat metoda si ish-ustallarët e tyre, kur çdo pesë vjet zbulonin grupe armiqësore. Kur fillojnë të shijojnë të mirat e pushtetit agallarët e rinj nuk u ndalën asnjëherë në zhytjen, në llumin e korrupsionit i cili filloi qysh me ndihmat e ardhura nga e gjithë bota e deri tek privatizimi i ndërrmarrjeve shtetërore dhe më pas me marrjen e rrushfetit prej çdo investitori të huaj…..janë të shkruara e zeza mbi të bardhën të gjitha bëmat që kanë ndodhur në këtë vend, sado që tundnit flamurin e antikomunizmit. Kalvari i kthimit të pronave dhe kthimi e kompesimi i lekëve për të burgosurit politikë që ende vazhdon, kujt do t’i faturohet? “Bathorizimin” e Shqipërisë e kioskëzimin e saj e harruat? Kujtoni postulatin e fushatave elektorale: “Ne qeverisim, bota na ndihmon”. Po si qeverisët? Me sistemin piramidal të fajdeve apo me përçarjen kombëtare me të famshmin nenin 24|1, kur i flakje nga puna njerëzit profesionistë të këtij vendi apo “turizmin me gomone” e “guidat mal më mal” të shqiptarëve. Sa bij nënash kanë vdekur detërave e maleve të botës nga qeverisja juaj? Po sa të tjerë janë nëpër burgjet e botës, apo si firo të sistemit nuk janë shqiptarë ata? Amerika e cila investoi aq shumë, jo për ju si person, por për të mirën e shqiptarëve të doli borxhit që të përsërisje zgjedhjet në 40 zona në vitin 1996, por ti si ish-komunist i dole fjale dhe as që mendoje, se po lije pa mbështetje çështjen e Kosovës dhe u investove si një antishqiptar mbas kontrabandës së naftës në favor të makinerisë së luftës së Milosheviçit, armikut të popujve të ish-Jugosllavisë dhe veçanërisht atij kosovar. Gjej një të dytë udhëheqës të popullit, i cili nga një anë nuk le gjë pa kurdisur kundër opozitës me anë të metodave fashiste e komuniste të policisë sekrete e nga njëri krah pranon hapjen e firmave piramidale si një shpikje krejt origjinale e allasoj kapitalizmit të udhëhequr nga Partia Demokratike e në banderolat e fushatave përdorje siglat e tyre: “Me ne fitojnë të gjithë”. Nuk ka kandar që të masi bëmat tuaja, por nëse ka një të vërtetë e cila na djeg të gjithëve është, se populli kurrë nuk të ka votuar dhe ka menduar se gjërat do viheshin në vend nga një drejtësi e ndershme, por siç po skanohet edhe ky kartel kriminal i shoqërisë sonë qënka një kancer me metastaza të përhapura në mënyrë të pakonceptueshme, sa vetëm dora e një shteti të fuqishëm ose bashkësi interesash të shteteve perëndimore mund të na shpëtojë, ne popullin shqiptar të cilët mezi e prisnim “Erën e ndryshimeve”, por në fakt jemi në thepin e një shkëmbi, ku përball kemi humnerën dhe në krah një dorë që na shtrihet. Nuk thonë kot, se shpresa vdes e fundit. Për këtë katandisje që na latë mos ngulni këmbë si një ushtarak japonez “Hiroo Onoda” i cili, megjithëse lufta kishte mbaruar nuk u besonte letrave që hidheshin nga ajri në gjuhën japoneze dhe angleze ku shkruhej, se “Japonia kishte kapitulluar” dhe ushtarët e saj duhet të dorëzoheshin pa kushte. “Onoda”, megjithëse i lexonte letrat që i dërgonin avionët amerikanë dhe i quante lajme dizinformacioni për të na përçarë dhe priste urdhra vetëm nga gjenerali i tij Karashima. Divizioni prej 15 mijë trupash u hend nëpër pyjet e tajgat e Indokinës plot 5 vjet dhe “Onoda”, ky oficer i inteligjencës japoneze vazhdoi deri në vitin 1975 të mos zbulohej nga trupat speciale të ushtrisë amerikane dhe japoneze. Përtej mitit dhe realitetit këtij ushtaraku nuk i besohej, se kishte humbur luftën ushtria japoneze, por detyra e kërkonte që sipas urdhrit vetëm një gjeneral mund ta komunikonte lajmin e humbjes. Uroj që fabulën që ka brenda simbolin “non grata” ta kenë kuptuar e deshifruar të parët anëtarët e Partisë Demokratike, që nesër mos t’u vijë turp, që udhëhiqeshin nga lider historic ”non grata” e së dyti, padyshim kryesia e kësaj partie të kenë një qëndrim pro perëndimor duke marrë mëkatet, aq sa i takon secilit dhe njëkohësisht të reflektojë përballë çdo thirrjeje perëndimore në luftën kundër korrupsionit e të mos kthehen në njerëz kundër çdo anëtari me pashaportë amerikane si në rastin E.Selami e së treti, jo vetëm personazhet e djathtë apo të majtë të cilëve u është komunikuar statusi “non grata” me zë e me figurë apo në heshtje, duhet ta falenderojnë Amerikën……ajo bëri më të mirën e mundshme për popullin shqiptar të cilin ju me veprimet tuaja donit ta ndalnit në udhën e tij natyrore pro perëndimore. Sepse “Onoda”, kur u zbulua nga një eksplorator aventurier në xhunglën e Filipineve i cili i tregoj atij se Japonia dhe Amerika janë vende mike dhe kultura japoneze po amerikanizohet, oficerit të karierës nuk iu besua e ndaj shkoi në Japoni e pa realitetin me sytë e tij. Shumë gjëra kishin ndryshuar dhe ai kurrë nuk u pajtua me realitetin dhe jetoi në Brazil. Shkencat e antropologjisë kulturore e përmendin si shembull fenomenin “Onoda” prej të cilit miti dhe realiteti është një lajtmotiv i bashkëkohësisë njerëzore. Askush nuk e harron presidentin që e nisi jetën politike në një shtëpi të thjeshtë dy dhoma e guzhinë e për turp të zotit jepte intervista në televizionet botërore me premtimin sikur të ishte “Guru” i ndershmërisë botërore. Aq ironike u bë kjo fabul, sa edhe njeriu më i thjesht tallej dhe shprehej, se do presim sa të pasurohet presidenti e më pas do të mendojë për popullin. Rekordet e korrupsionit në qeverisjen e tij dihen nga të gjithë, por këtij fenomeni nuk i shpëtojnë personalitete botërore ku institucionet janë të konsoliduara e jo më në Shqipëri të ketë njerëz kaq imun ndaj korrupsionit “të mbulosh diellin me shoshë”,- thotë populli. E doni apo jo këtë luftë kundër korrupsionit kjo nuk varet nga shqiptarët. Demitizimi i heronjëve të rremë të historisë mbas viteve 1990 të cilët do të harrohen e do jenë etalon i së keqes së këtij vendi sapo ka filluar. Ky popull mjaft u morr zvarr për 30 vjet nga mostra me ngjyra partiake të cilët, siç thonë fjalët e poetit Ali Asllani “Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka”. Le ta mësojnë se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

 

Next Post
Gjykatësit italian i vodhën sendet personale në Golem, policia njoftim zyrtar: Një person i mori çantën, jemi në ndjekje të autorit

Gjykatësit italian i vodhën sendet personale në Golem, policia njoftim zyrtar: Një person i mori çantën, jemi në ndjekje të autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com