• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nga skena e Sanremos në qelinë e ftohtë të burgut”/ Mediat italiane: Elsa Lila, shëmbëlltyra e trishtë e “fëmijës mrekulli” që…!

by Java News
18/03/2022 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi i arrestimit të Elsa Lilës në Itali bëri bujë menjëherë. Këngëtarja e njohur, e cila në shtetin fqinj u bë e njohur 20 vite më parë pas pjesëmarrjes në Sanremo, përfundoi në pranga e akuzuar për trafikim droge.

Mediat italiane i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm Lilës, duke i përmendur të gjithë karrierën e saj të suksesshme.

Një nga mediat më të mëdha dhe të rëndësishme “La Repubblica” e cilëson Lilën si ‘mrekulli’ të muzikës shqiptare teksa përshkruan edhe pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”. Në shkrim thuhet se dy këngët e saj nuk patën sukses por ndryshe nga ato ‘këngëtarja pati sukses në grupin e drogës’.

“Flokët e mbledhur bisht apo flokët e gjatë me të cilët pak vite më parë ajo zbriste shkallët e Aristonit i kanë lënë vend një kapuçi dhe një shamie për të mbuluar fytyrën ndërsa policia e shoqëron në godinën e Komisariatit. Elsa Lila, fëmija mrekulli e këngës shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë, u arrestua.

Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses. Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të kapur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë dhe mbante llogaritë, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Elsa Lila ishte një lloj ‘këshilltareje’”,shkruan mes të tjerash media italiane.

“Il Fatto Quotidiano” përshkruan fillimin e karrierës së artistes në skenën italiane e deri në momentin e arrestimit, teksa e cilëson Elsën e 20 viteve më parë si të turpshme.

”A mund të zbresësh shkallët me taka?” Në vitin 2003, Pippo Baudo prezantoi kështu një Elsa Lila të re dhe të turpshme, një debutuese në Sanremo. Pothuajse 20 vite më vonë, këngëtarja italo-shqiptare u arrestua, në kuadër të një hetimi për trafikun e drogës në kryeqytet ku u përfshinë 9 persona…– nis artikullin media italiane, teksa vijon me detaje nga operacioni.

Në një artikull dedikuar artistes shqiptare, “Corriere della sera” shkruan në titull: “Droga, shëmbëlltyra e Elsa Lilës: nga këngëtare në Sanremo te kontabilistja e grupit të drogës “Diabolikët””

Që në hyrje të shkrimit prestigjiozja italiane përmend fjalët e Elsës që i thoshte anëtarëve të bandës sipas përgjimeve “Duhet të kesh miqësi me dikë nga aparati shtetëror. Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”.

“Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi… Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajzë e dy muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit është tashmë në burg…”-shkruhet mes të tjerash në shkrim ku më pas jepen detaje rreth arrestimit dhe përgjimeve./m.j

Next Post
A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?

Pas Joe Biden, edhe ministri britanik e cilëson Putinin 'një kriminel lufte'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In