• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga Shkodra demokratike deri…”/ Rama: 14 maji fitore spektakolare! Të djathtët braktisën koalicionin e hijeve të së shkuarës

by Java News
12/06/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.

Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.

“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë.

Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”- tha Rama.

Rama theksoi se fitorja ka ardhur edhe falë të djathtëve të cilët nuk dolën në votime. Sipas tij rreth 800 mijë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit, janë rezultati më i madh i marrë ndonjëherë në zgjedhje lokale.

“Kjo falë edhe shumë të djathtëve që e braktisën koalicionin e hijeve duke mos shkuar fare në votime. Faleminderit edhe atyre që u distancuan nga dy kryefigurave njëra me e kapur se tjetra nga hallet e tyre me dejtësinë dhe Amerikën. Ne pothuajse prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati më i lartë ndonjëherë. Jemi forcë e parë në këshillat e 57 bashkive. Kundërshtarët tanë prekën kuotën e tyre më të ulët historike që nga periudha kur më keni besuar drejtimin e PS.

Për herë të 8, ata u betuan para pasqyrave dhe për të tetën herë rresht e nisën ditën e tyre përmbys. Si përherë ia morën atij avazit të vjetër me grabitjen e votës nga bandat e krimit. Do u mjaftonte të shkonin një ditë në Kamëz të shihnin sesa ka ndryshuar”-shtoi kryeministri./m.j

Next Post
Basha: S’mund të qëndroj duarkryq! Gjeja e parë që ndjej është t’i rikthehem… I kam dhënë mundësi kokave të nxehta që të ftohen

Basha: S'mund të qëndroj duarkryq! Gjeja e parë që ndjej është t’i rikthehem… I kam dhënë mundësi kokave të nxehta që të ftohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In