• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nga shiu i dhunshëm Basha në breshrin anemik Berisha-Meta

by Ben Andoni
15/11/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni                                                           

Përpjekja e parë e njerëzve të medias, sidomos atyre që lidhen me televizionet, lidhur me protestën e 12 Nëntorit, ishte përpjekja për të nxjerrë masivitetin e opozitës së bashkuar. Rakurset e kamerave të tyre, më pak dronët, raportimet e kolegëve në terren flisnin për masivitet absolut, duke iu referuar protestës së korrikut, pak muaj më parë. Sërish do ishin ata që do e tërhiqnin fjalën dhe do thoshin se në fakt, protesta e korrikut kishte me shumë njerëz etj. Në fakt, pa iu futur betejës së numrave, duhet thënë se me aq njerëz sa kishin mbledhur grupet organizatore të PD-së (pa sigël) dhe Partisë së Lirisë: pjesëmarrja ishte e kënaqshme dhe paralajmëruese për Ramën. Numrat mund t’i vlerësosh kur kujton sesa të lodhur janë njerëzit nga Berisha e Meta, dy personazhe dukshëm të konsumuar; apo të mendosh sa të bezdisur janë me cinizmin e Ramës. Nga e gjitha kjo panoramë, kupton se e ardhmja e shqiptarëve është në një udhëkryq, sidomos e brezit të ri. Ikja masive duhet gjendur pikërisht te humbja e shpresës por më shumë se kaq, mënyrës sesi menaxhohet nga politikanët tanë. E kjo ishte shqetësuese në protestë, ku regjia e saj kishte menduar për një demonstrim plot ngjyra, me përparësi formën që shkaktoi dhe atë hatërmbetjen e zakonshme se cili dhe kush duhej të fliste apo se cili e kush duhej të fliste përpara në radhë. Ku qarjet dhe ankesat për një pushtet që nuk ka nevojë më t’ia tregosh nuk mjaftonin, teksa shqiptarët e sotëm duan identikitin e njerëzve të opozitës që do t’i drejtojnë si alternativë në pushtetin lokal dhe idetë sesi mund të ndryshojë vendi, duke pasur parasysh se kauza e tyre e shpopullimit tashmë s’është bindëse, kur mendon Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë, Serbinë e me radhë.

Po, a ka arritur Shqipëria ndonjë gjë pozitive ndër këto vjet? A mund të ketë një konsensus për vija të kuqe? Me sa duket për të dyja pyetjet mungojnë përgjigjet sepse nuk ka perceptime reale. Tek e fundit pyetjet dhe kauzat e politikanëve janë dhe bëjnë pjesë në aktin sesi sillet një shoqëri, nën drejtimin dhe praninë e tyre. Tek e fundit, shteti ka edhe fytyrën e opozitës sepse antagonizmi mes shtetit dhe shoqërisë në demokraci është i brishtë. Me pak fjalë, siç thoshte dikur politikani i shquar Italian Gaetano Mosca te “Klasa sunduese”:  Shteti duhet parë thjesht si ajo pjesë e shoqërisë që kryen funksionin politik.

A bindnin dot me frymën e protestës, opozita, që Shqipëria e të ardhmes nën drejtimin e tyre do të drejtohej ndryshe? Fuqia e Berishës dhe Metës në ballë të tyre nuk frymonte dhe kjo u pa në apatinë e përgjithshme. Ndaj, marrë së mirëqëni dhe të duhurën prezencën e tyre, njerëzit dhe media kërkonin numrat dhe dhunën, akte për të cilat krenohej dikur Basha dhe me sa duket në 12 Nëntor fërkonte barkun nga kënaqësia, që ende kjo lloj opozite nuk i afrohet atij. E ky është trishtimi i njerëzve sot, se nga shiu i dhunshëm Basha ranë në breshrin anemik Berisha-Meta. (Javanews)

 

Next Post
Shkarkohet nga KPA/ Largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, ish gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata!

Shkarkohet nga KPA/ Largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, ish gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

January 19, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Letrës së Trump për Ramën i dha vlerë narrativa idiote e PD-së

January 19, 2026
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

E rëndë, 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

January 19, 2026
Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

January 19, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In