• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga shfuqizimi i taksave tek dyfishimi i të ardhurave/ Top-10 premtimet e parealizueshme të Bashës

by Ardit Rada
28/01/2021 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 8 vitesh në opozitë, Partia Demokratike prezantoi sot planin ekonomik për vendin, në rast fitoreje në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha theksoi se ishte në gjendje të premtonte shumë më tepër, por ka sjellë një plan realist, të zbatueshëm dhe jo demagogjik.

Lexo.al analizoi të gjithë premtime njëri pas tjetrit, duke arritur në përfundimin e kundërt. P

Ja çfarë shkruan portali në fjalë:

Dyfishimi i të ardhurave për frymë. Një premtim kyç, që brenda mandatit do të dyfishohen të ardhurat për frymë. Sot, Shqipëria ka një PBB prej 15.3 miliardë USD që korrespondojnë me 5.300 USD për frymë. Për të pasur një PBB 30.6 miliardë USD dhe 10.600 USD për frymë, vendi duhet të rritet me 4 miliardë euro në vit ose 30% rritje ekonomike. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit. i PAZBATUESHËM!

110 mijë vende pune. Në letër nuk duket ndonjë shifër e fryrë. Problemi i Bashës këtë herë është demografia. Janë 165 mijë të papunë në Shqipëri, nga të cilët 74 mijë kërkojnë vende pune. Me kaq vende pune, Shqipëria bëhet vendi i parë në botë që do të ketë një papunësi negative ndaj zeros. DEMAGOGJI

Subvencionimi 100% i kredisë. Familjet e reja, në total 20 mijë fillimisht, përfitojnë mbulim 100% të interesave të kredisë nga shteti. Një plan i tillë kërkon një shpenzim prej 1.2 miliardë eurosh menjëherë, sa ¼ e buxhetit. Është thjesht e parealizueshme, sepse nëse bëhet borxhi kapërcen mbi 100% që vitin e parë të zbatimit ose rritja ekonomike, përsëri duhet të jetë 25% që vitin e parë, që të justikojë këtë rritje të të ardhurave në buxhet. i PAZBATUESHËM

Bonusi për beben. Aktualisht në fuqi, por Basha do t’a modifikojë duke e ulur si shumë, por duke e zgjatur për 5 vjet. Pra çdo fëmijë përfiton 3.000 Lekë në muaj për 5 vjet. Përfitojnë 30 mijë familje thotë Basha. Në të vërtetë, nëse do të zbatohej do të përfitonin 150 mijë. PROBLEM SHUMËZIMI

90% e studentëve mbështeten financiarisht. Do të ishte një sforco kolosale, për të mbështetur studentët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë në muaj. Problemi i Bashës është që ai do të mbështesë ata për tarifat e studimit, që për studentët në nevojë janë që tani zero. Përsa i përket tarifave të studimit, sot mbështeten 100% e studentëve, me përgjysmim apo zerim të tarifës. ËSHTË NË FUQI QË TANI.

Shfuqizimi i taksave. Plani thotë tekstualisht: “Shfuqëzimi i shumicës së taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore”. Nuk ka një praktikë botërore për taksat. Edhe në BE, çdo shtet ka taksat e veta ndryshe nga tjetri. Edhe në SHBA, 51 shtetet kanë taksa të ndryshme nga tjetri. Një praktikë botërore nuk ka. Përpos kësaj, si do të shfuqizohen taksat, të paktën shumica dhe si do të gjenerojë të ardhura shteti i ri? i PAZBATUESHËM

Akciza. “Akcizat, do të jenë të aplikueshme vetëm për nënproduktet e naftës, alkoolit dhe duhaneve në shkallë tatimore që shkojnë në linjë me praktikën më të mirë evropiane”. Çfarë do të thotë? Si jurist, Basha duhet të dijë që kompetencat e vendeve të BE-së ndahen në tre pjesë. Kompetenca të ndara, kompetenca pjesërisht të ndara dhe kompetenca eksluzive. Taksat janë tek kjo e fundit. Çdo shtet vendos eksluzivisht cilat taksa dhe cilat norma të përdorë. Nuk ka pra një praktikë europiane. Nuk ka as edhe një shpjegim si do të kompensohet efekti i të ardhurave të munguara*. i PAZBATUESHËM

Ndihma ekonomike. “Por njëherazi qeveria e Partisë Demokratike kurrsesi nuk nuk do të lere anash më nevojtarët. Sepse do te dyfishojmë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje”. Pikë së pari, ishte qeveria demokratike që e la ndihmën ekonomike 1.500-3.000 lekë. Sot është 8.000 Lekë. Pikë së dyti, do të ndihmohen më shumë persona nga sa janë në ndihmë ekonomike sot. Pikë së treti, dyfishim do të thotë 6 milionë USD më shumë shpenzim mujor, 72 milionë USD në vit, në kushtet kur taksat do të shfuqizohen, të paktën shumica e tyre. NGA DO i GJEJË PARATË?

Subvencionet për fermerët. Basha premton dy gjëra. 100 milionë euro subvencione. KAQ SAC ËSHTË SOT. Sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale. ÇFARË DO TË THOTË AUTORI?

Varfëria. “Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme”. 18.5 milionë amerikanë janë sot në varfëri ekstreme sipas OKB-së. 16% e gjermanëve janë të varfër, nga të cilët një pjesë ekstremisht sipas “EUROSTAT”. Varfëria ekstreme, një femonen i dhimshëm, është fatkeqësisht pjesë e kapitalizmit, sistemit në të cilin jetojmë. Një premtim për reduktimin e saj do të ishte tërësisht i arsyeshëm. Zhdukje? Nuk ja ka dalë SHBA dhe Gjermania. Por, do t’ia dalë Basha. QESHARAKE

Next Post
Kryeprokurori Çela shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së: Shmangia e grumbullimeve e vetmja garanci për parandalimin e COVID-19

KLP zgjedh me votë dy anëtarët e rinj / Çela: Prokurorët mund të nisin hetimet kryesisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In