• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga sherri i pasdites për shezlongët, te vrasja pas mesnate/ SKEMA 3D e masakrës së Velipojës mes dy familjeve për shfrytëzimin e vijës bregdetare

by Java News
01/07/2021 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka rindërtuar të gjithë dinamikën e tragjedisë së Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Debati mes dy fiseve nisi pasditen e 26 qershorit dhe në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit u përmbyll me të shtëna armësh duke lënë 4 viktima.

Po si nisi ngjarja?

Debatet e para mes Ferracakëve dhe Gocajve nisi pasditen e 26 qershorit në plazhin e Velipojës, ku  dy familjet kishin hotelet ngjitur me njëri-tjetrin. Debatet nisin për lejen e shfrytëzimit të stacione të plazhit mes dy hoteleve të familjeve që i ndajnë vetëm 50 metra. Pas debatëve verbale ata u larguan duke u ritakuar sërish pak para mesnate. 6 anëtarë të familjes Ferracaku, shkojnë tek Hotel “Gocaj”, 50 metra larg hotelit të tyre “Fantazia”, për t’u sqaruar mbi debatin e nisur për shezlongët. Kujtim Ferracaku, vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe 3 djemtë e Hasanit, dhe nipi i Kujtimit, Mirlind Dyli iu drejtuan hotel ‘Gocajt’ të armatosur dhe ulen në një tavolinë në ambientet e jashtme të hotelit të tyre.

Ferracakët i porosisin kamerierit Musaen Zeneli një kafe dhe më pas tavolinës së tyre i bashkohet Edmond Gocaj. Pak metra larg tavolinës, brenda një automjeti ndodhej Xhovani Gocaj, vëllai i Edmondit, me një armë kallashnikov me vete, që ndiqte nga makina të gjithë situatën.

30 minuta pas mesnatës ku shënonte 27 qershor pas debateve, Hasan Ferracaku dyshohet se qëllon për vdekje me pistoletë Edmond Gocajn. Sapo kjo është parë nga i vëllai i tij, Xhovani Gocaj që ndodhej në makinë ka dalë duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ferracakëve ku la të vrarë Kujtim Ferracakun, dhe plagosi Hasan Ferracakun dhe Mirlind Dylin nga breshëria e kallashnikovit.

Grupi i Ferracakëve kundërpërgjigjen me armë duke vrarë kamerierin Musaen Zeneli dhe Xhovani Gocaj.

Nga masakra në Velipojë mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku, Edmond Gocaj, Xhovani Gocaj, Musaen Zeneli, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Mirlind Dyli.

Ditën e sotme ndaj Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin u vendos masa arrest me burg, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 djemtë të Hasan Ferracakut si bashkëpunëtorë në ngjarje, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besard Ferracaku.

Next Post
“Do të ketë risi”/ Ivi Kaso paralajmëron zhvillime të reja brenda Partisë Demokratike

"Do të ketë risi"/ Ivi Kaso paralajmëron zhvillime të reja brenda Partisë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In