Zbardhet axhenda e kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme në Kosovë, ku do të takohet me homologun e tij, Albin Kurti si dhe politikanë të tjerë.
Rama do të pritet në një ceremoni në Aeroportin Adem Jashari të Prishtinës, e më pas do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kurti.
Ajo që bie në sy është edhe planifikimi i disa takimeve me partitë e tjera, jo vetëm atë qeverisëse.
Takimi i kreut të qeverisë në Prishtinë do të zhvillohet pas kthimit nga SHBA, ku Rama ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
/a.r












