• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Shaban Memia tek Blerim Çela/ Kush ishin ‘ushtarët’ e Berishës që armatosën militantët e PD në ’97 për të luftuar Jugun e vendit

by Java News
29/09/2020 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas urdhrave për bombardimin e qyteteve në Jug të vendit, për të shtypur revoltat pas mashtrimit me firmat piramidale, komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

Ibrahim Mullaliu ishte përfaqësues lokal i PD-së në Kavajë, i nderuar më pas nga përfaqësuesit vendorë të PD-së. Sabah Jemishta ishte përfaqësues i PD-së në Durrës, i shpërblyer më pas nga Sali Berisha, duke e emëruar Prefekt të Durrësit. Në raportin e komisionit hetimor, për këta persona thuhet se “…në këtë kohë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës dhe SHIK-ut janë shpërndarë armë personave civilë me preferencë politike. Kemi të dhëna se një shpërndarje e tillë armësh me lista është nxitur e motivuar nga disa drejtues ë pushtetit lokal si masa ‘për të mbrojtur shtetin dhe qeverinë nga kryengritësit dhe ‘rebelët e jugut’ nga ‘kërcënimi komunist’, ku veçanërisht me aktivë rezulton se janë treguar Shaban Memia në Tiranë, Sabah Jemishta në Durrës, Ibrahim Mullaliu në Kavajë dhe Blerim Çela në Progonat”.

Sipas komisionit hetimor, operacioni për të futur në luftë Veriun me Jugun e Shqipërisë dështoi, pasi njerëzit nuk iu përgjigjën urdhrave të përfaqësuesve të PD-së. “Ne mendojmë se administrata e lartë shtetërore, drejtuesit kryesorë të shtetit e humbën ekuilibrin në ato çaste, dhe me mendjengushtësi e konceptuan revoltën që kishte plasur në jug si një përplasje të zonave veri-jug. E themi këtë sepse nga materialet që disponojmë, edhe mobilizimi i pjesshëm bëhet vetëm në zonat veriore për të goditur jugun, ndonëse brenda solidaritetit dhe unitetit kombëtar vetë këto zona nuk i janë përgjigjur këtij lloji mobilizimi, gjë që tregon se për këto çështje koshienca e popullit ka qenë më lartë se sa politikës që e qeveriste atë”.

Refuzimi masiv i popullatës në veri të vendit për t’u mobilizuar kundër jugut të vendit, u pasua me dezertimin e forcave operacionale me në krye Bashkim Gazidede, i graduar nga Sali Berisha si gjeneral i përgjithshëm për shtypjen e revoltës popullore. Gjithashtu edhe komandantet e reparteve dhe aviatorët refuzuan zbatimin urdhrave me natyrë kriminale për të bombarduar një pjesë të vendit të tyre./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Studimi zbulon sa na mbron realisht nga COVID mbajtja e maskës/ 3 mënyrat efikase për të zvogëluar rrezikun

Studimi zbulon sa na mbron realisht nga COVID mbajtja e maskës/ 3 mënyrat efikase për të zvogëluar rrezikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com