• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Santosi te Tirana, miku i Neymarit firmos te bardheblutë

by Lorenc Vangjeli
22/01/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë të dy brazilianë dhe të dy kanë dalë nga Santos, njëri po shkëlqen te Barcelona, ndërsa tjetri sapo ka firmosur për Tiranën. Flasim për Neymarin dhe Alex Willianin, dy miq të ngushtë, që karriera i ka marrë drejtime krejt të kundërta.

Mjafton të kontrollosh “Instagrami”-n e fantazistit të bardhebluve dhe e kupton që mes tij dhe sulmuesit 23-vjeçar, i cili që prej 2013-ës luan në Spanjë, ka një raport të ngushtë miqësor.

Nga fotografitë e shumta që ai ka ngarkuar në llogarinë e tij në këtë rrjet social, duket qartë se ka një afrimitet, madje të shpeshta kanë qenë edhe vizitat e Willianit në Barcelonë për ta takuar Neymarin.

Madje, transferimi i fantazistit 27-vjeçar te Tirana mësohet se është mundësuar nga një agjent, i cili ka po ashtu lidhje me sulmuesin e Kombëtares braziliane, Ricardo Caichijan Junior, transmeton panorama.

Në ditën e prezantimit të tij si lojtari më i ri i bardhebluve, Alex Willian ka bërë një postim në “Instagram”, ku bashkëngjitur me një foto, e cilësonte transferimin e tij në Shqipëri si realizmin e ëndrrës europiane. Ai është i bindur se me bardheblutë ai do të ketë shansin që të luajë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Europës.

“Faleminderit Zot që më realizove ëndrrën e jetës sime, ëndrrën për të luajtur në Europë!”, shkruante ai, teksa nuk hezitonte që të falënderonte pikërisht Rikardo Caichjanin për konkretizimin me sukses të marrëveshjes. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili prej ditësh i është bashkuar skuadrës së Ilir Dajës, duket se e sheh aventurën e tij te Tirana si një trampolinë për të ardhmen. Edhe pse ka pak ditë në Shqipëri, ai është përshtatur shpejt me grupin, gjë që e dëshmoi edhe në miqësoren e fundit që luajti kundër Korabit, ku menjëherë fitoi duartrokitjet e tifozëve.

Madje, edhe në seancën e djeshme ai dhuroi jo pak nga klasi i tij. Në çdo kontakt me topin, ai jepte sinjale të forta, që për pak kohë ai do arrijë të bëjë diferencën me fanellën e 24 herë kampionëve të vendit.

Next Post

Meshkujt dhe femrat "përballen" me pornostarët dhe... (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In