• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Santiago Malko, Jurgen Kurti e deri tek prokurori Ndoj/ Atentatet dhe vrasjet më të bujshme të vitit 2019

by Java News
28/12/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2019 nuk ishte i qetë përsa i përket botës së krimit. Që në ditët dhe javët e para të 2019-ës, vendi u trondit nga një seri vrasjesh, atentatesh e ekzekutimesh mafioze. Disa për larje hesapesh, disa të tjera për pazare droge por nuk mungonin as krimet në familjet si dhe krimet pasioni. Familjarë, ish-policë, biznesmenë e menaxherë vipash, ishin viktimat e para të disa prej ekzekutimeve që tronditën Shqipërinë.

1 Vrau bashkëshorten dhe motrën e saj në Mallakastër

Në ditën e dytë të 2019-ës, krimi tronditi Mallakastrën ku 34-vjeçari, Gazmend Musta masakroi me thikë bashkëshorten e tij dhe motrën e saj.

Fillimisht, Gazmend Musta kishte debatuar me gruan pasi kjo e fundit e kishte qortuar mbi faktin që ai kishte konsumuar alkool. Pas debatit, e ndjera, Gentiana Caushaj, i kishte kërkuar bashkëshortit leje që të shkonte te prindërit e saj.  Duket se fjalët e Gentianës nuk janë pritur mirë nga Gazmendi, që ka nisur të debatojë verbalisht me gruan.

Në një moment debati është përshkallëzuar, dhe në gjaknxehtësi e sipër 34-vjeçari e ka qëlluar të shoqen me thikë. Më pas ka ndërhyrë, Merisa Caushaj për t’i dalë në mbrojtje së motrës por 18-vjeçarja ka rënë pre e sulmit me thikë, duke mbetur të vdekura në vend të dyja.

  1. Dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe veten

Më 14 janar 2019, një tjetër krim, madje i trefishtë tronditi Tiranën. Dhëndëri, vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata dhe Valentina Mata e për Majlind Lilën. Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë.

  1. Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali

Në mesditën e 30 janar, krimi tronditi kryeqytetin, ku persona të masakruar ekzekutuan me 10 plumba ish-punonjësin e Policisë së shtetit, Arben Bilalin. Ky i fundit, prej vitesh qëndronte i ngujuar në shtëpinë e tij në zonën e Selitës, pasi vite më parë i kishin vrarë dy vëllezërit, Leonard e Bujar Bilali.

Screenshot_11.png

  1. Vrasja e Jurgen Kurtit, menaxherit të VIP-ave

Menaxheri i njohur i VIP-ave Jurgen Kurti, u ekzekutua mbrëmjen e 18 marsit në zonën e Sheshit Ëilson teksa futen në shtëpinë e tij. 26-vjeçari njihej për jetën luksoze si dhe i akuzuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, deri te ajo më e rënda, e vrasjes së babait të tij, bëri që atentati ndaj tij të trondisë Tiranën. I njohur si menaxher i VIP-ave, Kurti është akuzuar për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja, ndërsa dyshohet se ka qenë dhe autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqan ushqimor.

  1. Breshëri plumbash në Shkodër! Si u vra Nardi i Bujtinave?

Prej muajsh, qyteti i Shkodrës kishte rënë në “qetësi” nga vrasjet dhe ekzekutimet mafioze mes bandave të qytetit. Ndërsa, pasditen e 20 marsit, vritet në mes të rrugës Nard Polia. Ky i fundit, i njohur si Nardi i Bujtinave, biznesmen i bujtinave në zonën e Thethit, u qëllua me të paktën 20 plumba kallashnikovi teksa i jepte makinës së tij në rrugën e fshatit Grudë, sapo doli nga servisi ku kishe çuar mjetin. Për vrasjen e Nardit të Bujtinave janë arrestuar katër persona.

p-121.jpg

  1. Atentati mafioz ndaj avokatit Ravik Gurra

Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra në mes të qytetit të Elbasanit do të trondiste jo vetëm kalimtarët dhe banorët e qytetit, por mbarë vendin pasi tashmë dora e krimit nuk po kursente më askënd. Ravik Gurra ndodhej në një lokal bashkë me dy miq të tij, kur një person i afrohet nga pas dhe pasi e përshëndet e qëllon me armë me silenciator në kokë. Miqtë e avokatit e kuptuan që ai ishte qëlluar me vetëm pasi Gurra u rrëzua i pajetë nga karrigia.

Screenshot_1.jpg

  1. Vrasja e vëllezërve Bilali

Shkodra u përgjak sërish me vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Mëngjesin e 30 marsit Astrit dhe Ibrahim Bilali u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë. Krimi i rëndë dyshohet se ka qenë mesazh për djalin e Astritit, ish-kampioni i boksit Asmer Bilali. Ky i fundit u arrestua një vit më parë si i përfshirë në grupin kriminal Bajri dhe vijon ende të qëndrojë në qeli.

  1. Vrasja e Indrit Çelaj, tekniku i kondicionerit

Zënka e momentit për një tub të kondicionerit, i mori jetën Indrit Çelajt. 26-vjeçari punonte si teknik kondicioneri, u vra me plumb në kokë. Autorë të vrasjes dyshohet se janë dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi teksa po punonte në vilën e tyre në zonën e Myslym Shyrit. Ngjarja tragjike, tronditi mbarë opinionin publik ndërsa një ditë më vonë i riu vdiq në Spitalin e Traumës. Indrit Çelaj ishte djalë i vetëm i familjes Çela, mes tre motrave. Ndërsa, një muaj më vonë, në shtator Çelaj do të fejohej.

  1. Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko

Santago Malko, ish-efektivi i policisë ishte shpallur në kërkim nga Policia pas përplasjes me armë në zonën e Bllokut, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha ku mbetën të plagosur disa persona të tjerë. Malko u vra në atentat mbrëmjen e 27 gushtit me breshëri plumbash në zonën e Xhamllikut. Santiago Malko ishte i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në kryeqytet. Për vrasjen e tij policia ka shpallur në kërkim 8 anëtarët e klanit “Duka”.

Screenshot_4.jpg

  1. Shoku i ngushtë e shiti për lekë Eri Zefin, si e nxori nga ngujimi

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi u gjet i vrarë në një kanal kullues në Fan të Mirditës. I riu ishte banues në fshatin Adriatik të Kurbinit dhe dyshimet e para ishin se ai u vra për gjakmarrje, pasi Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ku ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Eri zefi është ndjekur nga dy persona për disa ditë me radhë para se të ekzekutohej. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Lezhës kanë nxjerrë në dritë se një rol të rëndësishëm për vrasjen e Zefit, e ka kryer shoku i tij i ngushtë Mikel (Gjovalin) Alia.

  1. Vrasja që tronditi Kavajën në banesën e Marsida Qatjas

Në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit, përplasje me armë zjarri ka ndodhur në banesën e Marsida Qatjas mes punonjësit të Burgjeve Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit.  Ky i fundit ka parë Bledar Toçin të futej në shtëpinë e Marsidës, ish-të dashurës së tij, dhe menjëherë ka marrë kallashnikovin dhe është nisur për në shtëpinë e saj. Aty Haxholli është përballur me policin e Burgjeve dhe e ka qëlluar menjëherë me kallashnikov në sy të Marsidës dhe 3 fëmijëve të saj. Bledar Toçi arrin t’ju shpëtojë plumbave dhe menjëherë armën e shërbimit që kishte me vete dhe qëllon në drejtim të Dritan Haxhollit duke e lënë të vdekur në vend.

  1. Atentati ndaj prokurorit Ndoj, vdes shoferi i tij

Atentati mafioz ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj tronditi opinionin publik. Pasditen e 1 nëntorit, breshëri plumbash ranë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku gjithashtu mbeti i plagosur i forti i Shijakut, Landi Muharemi. Atentati ndaj prokurorit Ndoja tronditi opinionin publik për shkak të rëndësisë së personave që ndodheshin në të, deklaratave publike kundër Ndojës dhe dosjeve gjyqësore që u gjetën në makinën e tij. Pak ditë para atentatit, Arjan Ndoja u cilësua drejtpërdrejt nga Rama dhe Braçe si pjesë e grupit të “KÇK” pasi burgosi ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.Arian-Ndoja-Atentat.jpg

g.kosovari

Next Post
FOTO/ E rëndë, motra e këngëtarit George Michael vdes 3 vite pas tij, në të njëjtën ditë

FOTO/ E rëndë, motra e këngëtarit George Michael vdes 3 vite pas tij, në të njëjtën ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In