• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preferencat/ Nga Sandokani tek Ezeli apo Ronaldo, si ua vendosin shqiptarët emrin fëmijëve

by Java News
16/04/2022 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm. Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj.

Sipas të dhënave të INSTAT të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari. Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore njihej si “Tigri i Malajzisë”.

Tarzani është një tjetër emër i marrë nga filmat e animuara dhe i përdorur në Shqipëri. Nga të dhënat rezultojnë se 33 persona mbajnë emrin e tillë. Tarzanin jemi mësuar ta shohim në filmin e animuar në vitin 1999 ku pasi u rrit në xhungël, personazhi arrin të prekë civilizimin.

Por shqiptarët nuk janë fiksuar vetëm pas filmave të animuar. Së fundmi, serialet turke kanë sjellë shumëllojshmëri emrash më të ndryshëm. Megjithatë më pikanti është “Ezel”. Personazhi i luajtur nga Kenan Imirzalioglu fitoi zemrën e shumë shikuesve dhe mesa duket tek një pjesë ka lënë një shenjë të fortë. Të paktën 21 persona mbajnë emrin Ezel në Shqipëri.

“Ezel” ishte një serial turk dramë krimi i cili është transmetuar edhe në TV Klan. Seriali u bazua në romanin Konti i Monte Kristos i shkruar nga Dumas dhe ishte përshtatur në mënyrë të tillë sa xhirimet u zhvilluan në disa shtete, Turqi, Qipro, Kroaci, Angli dhe Bosnje.

Por nuk ngelet pas edhe pëlqimi i shqiptarëve për aktorët. Një ndër më të pëlqyerit në vitet ’90 ka qenë Jean-Claude Van Damme. Mesa duket, ai ka qenë shumë i pëlqyer aq sa 18 persona kanë marrë për emër mbiemrin e tij, Vandam.

Shqiptarët nuk kanë lënë pas edhe dashurinë për futbollin dhe ua kanë transmetuar atë fëmijëve, deri në emër. Më së shumti janë emrat e futbollistëve brazilianë.

1484 qytetarë në Shqipëri mbajnë emrin Ronaldo, 121 Rivaldo dhe 13 Ronaldinjo. Ndërkohë tifozët italianë dhe të Milanit duket se kanë përdorur emrin e kapitenit legjendar të kuqezinjve, Maldini. Plot 89 persona mbajnë këtë emër.

Ajo që shihet në të dhënat e INSTAT, përveç përdorimit të emrave të huaj është edhe mënyra se si shkruhen në regjistrin e Gjendjes Civile. Për shembull, 16 persona mbajnë emrin William, pavarësisht se në alfabetin e gjuhës shqipe nuk ekziston “w”.

Next Post
Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Takimi Rama–Aljev: Sot, dy, dhe 9 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In